KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Koalicionet parazgjedhore, nesër përmbyllet afati për partitë
Politikë

Koalicionet parazgjedhore, nesër përmbyllet afati për partitë

Kosova News
Kosova News 13:17 -29/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Subjektet politike kanë kohë vetëm deri nesër kur është edhe data e fundit siç e ka përcaktuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të deklaruar koalicionet parazgjedhore, për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Po ashtu, deri nesër është edhe afati për certifikimin e subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje e gjithashtu është edhe i fundit afat kur partitë politike që nuk duan të bëhen pjesë e procesit të parakohshëm zgjedhor të deklarohen se nuk duan të jenë pjesë e garës.

Këtë e ka bërë të ditur për RTKlive zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi që tha se të tria këto afate do të përfundojnë më 30 nëntor në ora 23 e 59 minuta.
Elezi tha se partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur duhet të plotësojnë online formularin e aplikimit për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje.

“Deri më 30 nëntor subjektet duhet të dorëzojnë në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Formulari, i cili është i ngjashëm me të proceseve të kaluara zgjedhore, është i vendosur në platformën elektronike të KQZ-së dhe i njëjti duhet të plotësohet online”, tha Elezi për RTKlive.

Ndërkohë ka sqaruar se partitë politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet ta njoftojnë KQZ-në për këtë mënyrë të përfaqësimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit, si garë e parakohshme zgjedhore.

 “Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të cilat janë të regjistruara në KQZ dhe të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme përmes koalicionit duhet ta njoftojnë KQZ,
respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike se duan të marrin pjesë në këto zgjedhje në këtë mënyrë. Afati i fundit për të bërë këtë njoftim është data 30 nëntor 2025”, ka sqaruar tutje Elezi.

Ai thekson se koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike.

“Partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jete certifikuar deri sa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e KQZ. Gjithashtu partia politike e cila është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo edhe si parti e veçantë në të njëjtat zgjedhje”, sqaroi tutje zëdhënësi i KQZ-së.

Ndërkohë, Elezi ka treguar për një tjetër afat, atë për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë, afat ky që ka nisur të rrjedhë nga 24 nëntori dhe do të përfundojë më 7 dhjetor.

“Deri më 7 dhjetor 2025 subjektet politike duhet të dorëzojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë që kërkojnë të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme. Ky afat shënon një moment vendimtar në procesin zgjedhor, pasi pikërisht në këtë periudhë subjektet politike do të formalizojnë kandidatët për deputetë me të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e funddhjetorit”, tha Elezi për RTKlive.
 

Gjithashtu lexoni:

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe

Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në

Kosova News 29/11/2025 29/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?