Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), i’u ka bërë thirrje mediave anëtare dhe mediave online në përgjithësi që të respektojnë Kodin e Etikës në rastin e raportimit për incidentin në kafeterinë “Bon Vivant” në Prishtinë.
KMShK-ja ka thënë se disa media online kanë shkelur Kodin e Etikës duke publikuar të dhëna dhe fotografi të fëmijëve të viktimës.
“Disa media online kanë shkelur Kodin e Etikës duke publikuar të dhëna dhe fotografi të fëmijëve të viktimës”, thuhet në njoftimin e KMShK-së.
KMShK-ja iu bën thirrje mediave të kenë kujdes, duke shtuar se duhet “t’i përmirësojnë shkeljet e bëra, duke respektuar dinjitetin e viktimës dhe privatësinë e familjarëve të tij”.


