KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KMDLNJ: Specialja e themelua nën kushte dhune dhe presioni psikologjik
Politikë

KMDLNJ: Specialja e themelua nën kushte dhune dhe presioni psikologjik

Kosova News
Kosova News 14:26 -26/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut e ka quajtur Gjykatën Speciale si gjykatë raciste e të themeluar nën kushte dhune dhe presioni psikologjik nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Kjo organizatë shton se Gjykata Speciale është një monstrum juridik, në shërbim të politikës ndërkombëtare dhe vendore gjë që po dëshmohet sidomos në përfundim të procesit kundër udhëheqësve më të lartë të Kosovës sikur edhe udhëheqësve të luftës çlirimtare.

“Që nga fillimi i procesit KMDLNj – ë ka identifikuar shkeljet e rënda të drejtave të njeriut të pengjeve të Hagës , të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës. Këto gjetje i ka adresuar te institucionet e Kosovës që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, në Ministrinë e Drejtësisë dhe Kuvendit e Kosovës”

Reagimi i plotë i KMDLNj-së:

Gjykata Speciale Raciste e themeluar nën kushte dhune dhe presioni psikologjik nga deputetët e Kuvendit të Kosovës doli të jetë një monstrum juridik , në shërbim të politikës ndërkombëtare dhe vendore gjë që po dëshmohet sidomos në përfundim të procesit kundër udhëheqësve më të lartë të Kosovës sikur edhe udhëheqësve të luftës çlirimtare.

Qëllimi ishte të arrestohen Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndërsa të tjerët u arrestuan për ta bërë më të besueshëm këtë proces gjyqësor , disa prej të cilëve u dënuan me dënime të larta, në procese të kurdisura dhe me “prova” nga Serbia. GJSR – e , ndonëse deklarohej se ishte themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe se ishte pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, me asgjë nuk identifikohej me Kosovën dhe nuk ndjente asnjë detyrim ndaj “themeluesit” të Kuvendit të Kosovës.

Madje, në një aneks marrëveshjeje që kurrë nuk ishte bërë transparent për publikun , sovraniteti i vendimmarrjes për të gjitha çështjet bartej te GJSR – e e që paraqet presedan në historinë e Drejtësisë ndërkombëtare, në kuptimin më negativ të fjalës.

Që nga fillimi i procesit KMDLNj – ë ka identifikuar shkeljet e rënda të drejtave të njeriut të pengjeve të Hagës , të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës. Këto gjetje i ka adresuar te institucionet e Kosovës që kanë përgjegjësi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, në Ministrinë e Drejtësisë dhe Kuvendit e Kosovës. MD e ka bërë të kundërtën, në vend se t’ua mbrojë të drejtat e njeriut, duke ua shkurtuar fondet, ua ka pakësuar mundësitë dhe të drejtat për një mbrojtje cilësore dhe efektive.

Mazhoranca e deputetëve të Kosovës, nuk ka treguar vullnet, guxim dhe përgjegjësi që buron nga mandati i tyre për të kërkuar informata dhe përgjegjësi nga GJSR – e për trajtimin çnjerëzor, fyes dhe degradues të të burgosurve , të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës. Institucionet e Kosovës dhe deputetët e Kuvendit është dashur të thirren në dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në radhë të parë në Konventën për Parandalimin e Tortures dhe Trajtimit Çnjerëzor dhe Degradues.

Kjo Gjykatë nuk është monitoruar nga askush, ka qenë krejtësisht jotransparente, me mungesë të theksuar të llogaridhënies. Që nga Procesi i Nyrembergut, pas luftës së dytë botërore, nuk mund ta gjeni një gjykatë që aq brutalisht i shkelë të drejtat e njeriut, kryesisht në baza etnike siç e bënë GJSR – e në Hagë. Pa asnjë pasojë. Pengjet në Hagë, të pambrojtur nga drejtësia ndërkombëtare dhe nga shteti i Kosovës, kanë mbetur në mëshirën e një grupi burokratësh që kanë përfituar materialisht në dëm të popujve që kanë pësuar humbje të mëdha në njerëz, deri në përmasa gjenocidi siç ishte rasti i Kosovës.

Kryetarja e kësaj Gjykate, Ekaterina Trendafilova, bashkë me prokurorin Smith, të përkrahur edhe nga politikanët e Kosovës kanë krijuar një alibi që pengjet nga Kosova duhet të dënohen gjithsesi ndërkaq, përkrahë agresiviteti më brutale ishte Trendafilova që, sikur vendasja e saj, Baba Vanga, parashikonte dënim me burgim të përjetshëm. Baba Vanga vetëm ka parashikuar, Trendafilova ka mundësi të ushtrimit të ndikimit në vendimmarrje 100 përqind.

KMDLNj, rregullisht ka denoncuar shkeljet brutale të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës në Hagë që nga arrestimi arbitrar, mosdhënia e shërbimeve shëndetësore me kohë, mospërkthimi i materialeve gjyqësore në gjuhën shqipe, trajtim çnjerëzor gjatë vizitave humanitare, informimi i kufizuar në gjuhën amtare, kufizimi i vizitave, ushqimi i pamjaftueshëm dhe jocilësor, mbajtja në arrest përtej çdo kohe të arsyeshme, shkelja brutale e parimit të prezumimit të pafajësisë përmes deklaratave publike të personelit të GJSR- e sikur edhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies.

KMDLNj paralajmëron opinionin se para GJSR – e në Hagë po luhet një lojë e ndyrë juridike ku as viktimat nuk përfitojnë drejtësi e as përgjegjësit eventualë për krime nuk e marrin dënimin e merituar. Loja po luhet për qëllime krejtësisht të ndyra politike

Gjithashtu lexoni:

Abrashi: Prokuroria Speciale po shfrytëzohet për qëllime të luftës politike

Kurti i del në mbrojtje ministrit Peci, e quan ministrin më të suksesshëm të Qeverisë

Pas intervistimit, Bekim Hoxha lirohet në procedurë të rregullt

Kurti: Kosova dhe Kroacia ndajnë lidhje të thella – të historisë, miqësisë dhe vlerave të përbashkëta

Abdixhiku reagon pas intervistimit të Pecit: ka prokurorë të rinj që kanë guxim e integritet

Kosova News 26/05/2025 26/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
79%
2 km/h
Wed
20 °C
Thu
12 °C
Fri
17 °C
Sat
20 °C
Sun
20 °C

Lajmet e Fundit

Abrashi: Prokuroria Speciale po shfrytëzohet për qëllime të luftës politike
23:11 -27/05/2025
Araujo: Unë jam kapiteni i Barçës dhe do të qëndroj në klub
23:07 -27/05/2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë na mban në garë për vendin e dytë
22:39 -27/05/2025
Kurti i del në mbrojtje ministrit Peci, e quan ministrin më të suksesshëm të Qeverisë
21:58 -27/05/2025
Pas intervistimit, Bekim Hoxha lirohet në procedurë të rregullt
21:35 -27/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?