KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KMDLNj: E kundërshtojmë ashpër adresimin e kryeministrit Kurti në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit
Politikë

KMDLNj: E kundërshtojmë ashpër adresimin e kryeministrit Kurti në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Kosova News
Kosova News 17:49 -18/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), e ka kundërshtuar ashpër adresimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili në 5 vjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, e ka ngritur lart figurën e politikanit serb.

Kurti përmes një videomesazhi ka thënë se Ivanoviqi ka qenë “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij në Mitrovicë ndërsa këtë e ka bërë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.×

Në një reagim publik të mërkurën, KMDLNj ka thënë se politikani serb, Oliver Ivanoviq, kishte përgjegjësi komanduese dhe ishte urdhërdhënës për krime lufte dhe shkelje të zakoneve të luftës gjatë luftës së fundit në Kosovë sikur edhe për krime kundër njerëzimit, pas përfundimit të luftës.

Në një komunikatë për media thuhet se “në bazë të dëshmive nga dëshmitarët që mbijetuan ekzekutimin dhe fakteve tjera të filmuara nga Halit Berani dhe bashkëpunëtorët në Qendrën Rajonale në Mitrovicë, Zyra e KMDLNj –së në Prishtinë e akuzoi Oliver Ivanoviqin për vrasjen e 39 shqiptarëve, që të gjithë civilë të paarmatosur gjatë luftës sikur edhe 9 shqiptarëve dhe 2 boshnjakëve, në shkurt të vitit 2000 në Mitrovicen e Veriut”.

Tutje sipas KMDLNj-së, kallëzimet penale kundër Ivanoviqit dhe personave të tjerë nuk ishin trajtuar fillimisht nga UNMIK-u e pastaj as nga EULEX-i, deri në kohën kur këto dyshime u bënë publike.

Komunikata e plotë e KMDLNj-së pa ndërhyrje:

Më 16 janar 2018, në ora 8.15 të mëngjesit para zyrës së partisë që e drejtonte, në Mitrovicë ishte vrarë Oliver Ivanoviq, i akuzuar dhe i dënuar për krime lufte dhe shkelje të së drejtës humanitare me 9 vite burg ndërsa rasti ishte kthyer në shqyrtim në Gjykatën Themelore në Mitrovcë. Oliver Ivanoviq ishte një kohë deputet i Kuvendit të Kosovës sikur që portretizohej si lider i serbëve të Veriut të Kosovës ndërsa për KMDLNj –në nuk kishte asnjë dyshim se ai kishte përgjegjësi komanduese dhe ishte urdhërdhënës për krime lufte dhe shkelje të zakoneve të luftës gjatë luftës së fundit në Kosovë sikur edhe për krime kundër njerëzimit, pas përfundimit të luftës. Në bazë të dëshmive nga dëshmitarët që mbijetuan ekzekutimin dhe fakteve tjera të filmuara nga Halit Berani dhe bashkëpunëtorët në Qendrën Rajonale në Mitrovicë, Zyra e KMDLNj –së në Prishtinë e akuzoi Oliver Ivanoviqin për vrasjen e 39 shqiptarëve, që të gjithë civilë të paarmatosur gjatë luftës sikur edhe 9 shqiptarëve dhe 2 boshnjakëve, në shkurt të vitit 2000 në Mitrovicen e Veriut, e ndarë dhe e okupuar nga forcat paraushtarake dhe parapolicore serbe. Kallëzimet penale kundër Oliver Ivanoviqit dhe personave të tjerë nuk ishin trajtuar fillimisht nga UNMIK-u e pastaj as nga EULEX-i, deri në kohën kur këto dyshime u bënë publike.

Pas denoncimeve të vazhdueshme për përgjegjësinë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Oliver Ivanoviqit, më datë 23.04.2013, Halit Berani, koordinator i Q.R. të KMDLNj–së , Halit Berani ishte ftuar në EULEX – ku kishte dhënë deklaratë dhe ofruar prova me të cilën vërtetohej përgjegjësia e Oliver Ivanoviqit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj civilëve shqiptarë, boshnjak dhe të tjerë. Pas kësaj Ivanoviq u arrestua dhe u dënua me 9 vite burg nga Gjykata Themelore kurse Gjykata e Apelit e kishte kthyer rastin në rishqyrtim. Po cilat ishin pretendimet e faktuara të KMDLNj –së kundër Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit:

Më 14 .04. 1999, paramilitarë dhe civilë serb të armatosur i kishin dëbuar me dhunë të gjithë banorët e Lagjes “Qendra 2“, një pjesë të banorëve të Lagjes “Qendra 1“ dhe të Lagjes “Ilirida“. Në krye të këtyre forcave ishin Oliver Ivanoviq, i veshur në uniformën e policisë rezervë të Serbisë,  Igor Simiq, Sergjan Aleksiq dhe të tjerë të cilët në lokacionin  “Rruga e Kovaçëve“ kishin grumbulluar 100 banorë shqiptarë, të rinjë dhe të gjinisë mashkullore, 31 prej të cilëve i ekzekutojnë ndërsa katër i lirojnë me urdhër të Oliver Ivanoviqit. Këtij ekzekutimi i ka paraprirë urdhëri i Ivanoviqit në pyetjen e një polici se ç’duhet të bëjmë me të ndaluarit, “postupaj po naredjenju – vepro sipas urdhërit ..“. Pas ekzekutimit të 31 civilëve shqiptarë ishte planifikuar edhe ekzekutimi i të tjerëve por se në këtë kohë me një xhip kishte ardhë një oficer i ushtrisë së rregullt serbo – jugosllave që kishte ndërprerë këtë ekzekutim me fjalët: “keni bërëp krim të luftës …” për t’i dërguar të mbijetuarit me automjete të ushtrisë te stacioni i autobusve e që pastaj u deportuan dhunshëm për në Shqipëri. Të ekzekutuarit ishin varrosur në një lokacion djerrinë midis fshatrave Suhadoll dhe Vidmiriq. Nga 4 të liruarit nga Oliver Ivanoviq vetëm njëri (Isa Mustafa) ka dhënë deklaratë të detajuar në KMDLNj – ë që pastaj edhe ka dëshmuar në procesin gjyqësor kundër Ivanoviqit ndërsa 3 të tjerë nuk kanë dhënë deklarata.

Më 16.04.1999 paramilitarë serb, policë rezervistë dhe civilë serb të armatosur, nga një kolonë e civilëve shqiptarë që dhunshëm deportoheshin për në Shqipëri, në Lagjen “Ura e Gjakut“, te Kroi i Broboniqit u ndanë 9 të rinjë shqiptarë që pastaj i futën në oborrin e shtëpisë së Musa Likoshanit, ua lidhën duart me tela rreth bunarit (pusit) dhe i ekzekutojnë që të gjithë. Këtë e bënë forcat serbe që udhëhiqeshin nga Oliver Ivanoviq, Dejan Saviq, Ratko Antonijeviq, Nenad Paviçeviq dhe të tjerë.

Në mes të datave 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 forcat e armatosura serbe, të pauniformuara dhe të papenguara nga xhandarmeria franceze, të udhëhequra nga Oliver Ivanoviq i quajtur Ola vranë 9 civilë shqiptarë dhe 2 boshnjakë në Lagjet  “Lumbardhi“ dhe “Kodra e Minatorëve“ në pjesëne okupuar të Mitrovices. Në të njëjtën kohë ishin dëbuar dhunshëm 1564 familje me 11,364 anëtarë, pjesa dërrmuese nuk është lejuar të kthehen në pronat e tyre. Kësaj maskre i ka paraprirë ketrajtimi brital i shqiptarëve nga “Rojat e Ures“ që udhëhiqeshin nga Oliver Ivanoviq, si formacione paramilitare e që qendrën e kishin në kafeterinë “Dolce Vita“. Janë me qindra informata dhe raporte të KMDLNj –ë për këto ketrajtime. Në pikën 1. dhe 2., Oliver Ivanoviq dhe të tjerët kanë përgjegjësi konkrete dhe faktike për vepra penale të krimeve të luftës dhe shkeljes së ligjeve të luftës kurse në pikën 3 . Oliver  Ivanoviq dhe të tjerët kanë përgjegjësi për krime kundër njerëzimit.

KMDLNj –ë kishte kundërshtuar që një delegacion i Kuvendit të Kosovës të merrte pjesë në varrimin e Oliver Ivanoviqit sikur edhe aktivitetet tjera përcjellëse që e amnistonin dhe glorifikonin figurën e një të dyshuari dhe të dënuari  për krime lufte e që ishte Oliver Ivanoviq. Çdo solidarizim me Oliver Ivanoviq dhe të tjerëve ishte dhe është fyerje për viktimat, familjet e tyre, Policinë e Kosovës për krime lufte, prokurorinë që bëri punë për qa sa i lejonin mundësitë aq më parë që deri në vitin 2018 përgjegjësitë për krime lufte ishin te EULEX –i. Ky glorifikim është fyerje dhe shpërfille e punës së OJQ –ve që janë marrë me hulumtimin e rasteve të krimeve të luftës dhe, pa të cilët nuk do të mund të mbahej asnjë gjykim për krime lufte në Kosovë.

KMDLNj –ë kundërshton fuqishëm adresimin e fundit të kryeministrit të  Kosovës, Albin Kurti me rastin e 5 vjetorit të vrasjes (të pasqaruar) të të dyshuarit dhe të dënuarit për krime lufte në Kosovë, Oliver Ivanoviq me fjalë që janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, me të drejtat e viktimave për drejtësi dhe të drejtat e familjarëve për drejtësi dhe informata e që është dekurajim për të gjithë ata që angazhohen për drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për ata që kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, pas një gjykimit të drejtë, të paanshëm dhe të pandikueshën politikisht apo mbi ndonjë bazë tjetër. Duket qartazi se në Kosovë për shkak të një oportuniteti politik, krimet e luftës do të luftohen vetëm në planin retorik e që, me kalimin e kohës dhe ndonjë marrëveshje politike ato do të margjinalizohen krejtësisht. Për KMDLNj –ë është shqetësuse fakti se, as presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe as kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk kanë reaguar për këtë adresim glorifikues të kryeministrit për Oliver Ivanoviq sikur edhe përpjekjet e disa deputetëve të krijojnë një diskurs arsyetues për këtë adresim i cili nuk ka asnjë bazë ligjore dhe as logjike. Duket pas këtij adresimi, të pakundërshtuar zyrtarisht të kryeministrit për rastin Ivanoviq, nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç që kryetari i Kuvendit të Kosovës ta thërras një seancë të jashtëzakonshme  ku presidentja do ta propozojë që Oliver Ivanoviq, post mortem të shpallet Qytetar Nderi, i Sinqertë dhe i Respektuar i Mitrovicës. TURP I PËRJETSHËM DHE EKZEKUTIM I SËRISHËM I VIKTIMAVE të Oliver Ivanoviqit nga ata që me Kushtetutë duhet t’i përfaqësojnë dhe mbrojnë të gjitha viktimet, pavarësisht përkatësisë nacionale, fetare, moshës, gjinisë, bindjeve politike, statusit në shoqëri etj.

KMDLNj – ë ka ofruar fakte të mjaftueshme me të cilat vërtetohet përgjegjësia konkrete dhe faktike e Oliver Ivanoviqit dhe të tjerëve për veprat e krimeve të luftës, shkeljes së të drejtës humanitare dhe krimeve kundër njerëzimit përmes deklaratave të dëshmitarëve okularë, listave të personave të ekzekutuar, fotografi, filmime të rasteve, listave të personave të dëbuar dhunshëm, pengimi i personave të dëbuar dhunshëm që të kthehen në pronat e tyre si pasojë e spastrimit etnik. Vrasja e Oliver Ivanoviqit e pamundëson gjykimin e tij e që KMDLNj –ë ka qenë jetësisht i interesuar dhe i angazhuar, për ta përcaktuar përgjegjësinë penale të tij por kjo, në asnjë mënyrë nuk nënkupton se veprat e tij kriminale të amnistohen, të relativizohen dhe që një kriminel lufte të glorifikohet.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 18/01/2023 18/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?