KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Klubi i Serie A e ka prioritet transferimin e Milot Rashicës – detaje nga oferta e arritur te Besiktasi
Sport

Klubi i Serie A e ka prioritet transferimin e Milot Rashicës – detaje nga oferta e arritur te Besiktasi

Kosova News
Kosova News 20:48 -17/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Milot Rashica mund të kalojë në Serie A, ku sipas raportimeve nga mediat turke, skuadra italiane Genoa ka bërë një ofertë për yllin kosovar të Besiktasit, i cili është një nga emrat më të kërkuar në këtë afat kalimtar nga klubet evropiane.

Në kohën kur Besiktasi po përgatit planifikimet për sezonin e ri, edhe emrat që mund të largohen nga skuadra po trajtohen me prioritet nga drejtuesit bardhezi.

Një nga ta është Rashica, për të cilin klubi nga Stambolli ka vendosur edhe çmimin e largimit – 8 deri në 9 milionë euro.

Genoa është e gatshme të përmbushë këtë shifër, dhe nëse palët arrijnë një marrëveshje përfundimtare, transferimi mund të zyrtarizohet së shpejti.

Rashica, ndonëse është përballur me disa lëndime gjatë sezonit të fundit, ka pasur një kontribut të rëndësishëm për Besiktasin, me 5 gola dhe 12 asistime në 41 paraqitje zyrtare.

Forma e tij ka tërhequr interesin e disa skuadrave, por Genoa duket se ka bërë hapin e parë konkret.

28-vjeçari nga Kosova ka luajtur më parë në Bundesliga me Werder Bremen dhe në Angli me Norwich City, ndërsa një kalim në Serie A do të ishte një hap i ri në karrierën e tij – dhe një mundësi për ta rifituar vazhdimësinë në një ligë të madhe evropiane.

Në rast se Genoa plotëson kërkesat financiare të klubit turk, Rashica pritet të nisë një aventurë të re në Itali. 

Gjithashtu lexoni:

“Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

Zeniti konfirmon tërhiqjen nga gara për Mirlind Dakun: Kërkesa financiare, pengesa kryesore

Kundërshtari i Malishevës në Ligën e Konferencës: Gjithçka që duhet të dini për Vikingur Reykjavik

Agim Ademi i dëshiron fat skuadrave kosovare në garat evropiane

Zyrtare: Llapi u beson të rinjve, sulmuesi i talentuar Donat Mehmeti firmos kontratën e parë profesionale

Kosova News 17/06/2025 17/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

“Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët
23:52 -17/06/2025
Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
23:44 -17/06/2025
Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh
23:31 -17/06/2025
“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve
23:25 -17/06/2025
Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë
23:15 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?