Klubi italian Como është në mesin e skuadrave nga Serie A të cilat raportohen se janë të interesuara për një marrëveshje për transferimin e Kevin De Bruyne në Itali.
De Bruyne, i cili ka gjashtë tituj të Ligës Premier të fituar, ka njoftuar kohë më parë se do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit 2024/2025.
Ka pasur tashmë disa lidhje të forta me një kalim të mundshëm në MLS, në Arabinë Saudite dhe gjithashtu tek një numër klubesh në Evropë, duke përfshirë ato nga Liga Premier dhe Serie A.
Shumë shpejt pas njoftimit të De Bruynes sa i përket të ardhmes së tij tek City, ka pasur zëra për një kalim tek Interi, të cilët kanë pasur sukses me transferimin e lojtarëve të lirë në vitet e fundit.

Sidoqoftë, transferimi tek Interi ka pak gjasa të ndodhë pasi pronarët e klubit nuk janë të sigurt për të investuar në një lojtar që ka moshën si ajo e De Bruyne.
Sipas raportimeve nga Calciomercato, Como është po ashtu në mesin e skuadrave të interesuara për një marrëveshje për De Bruynen.
Ani pse ende në sezonin e tyre të parë në elitën e futbollit italian pas ngjitjes nga Serie B, Como ka shfaqur ambiciet e saj me transferimin e disa emrave të njohur, duke përfshirë edhe faktin që Cesc Fabregas është trajner i tyre.
Como po ashtu ishte lidhur me një transferim të mundshëm të Theo Hernandez gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pronarët e Comos vlen të theksohet se janë më të pasurit në Serie A, me një vlerë që sillet rreth 40 miliardë euro.