KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Klerikët serbë vizituan Kishën në Studenicë të Istogut, Berisha thirrje qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve
Politikë

Klerikët serbë vizituan Kishën në Studenicë të Istogut, Berisha thirrje qytetarëve: Mos bini pre e provokimeve

Kosova News
Kosova News 14:37 -06/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar në lidhje me vizitën që disa klerikë serbë kanë zhvilluar në Kishën e Studenicës së Istogut.

Berisha që është edhe kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka dënuar ashpër këtë vizitë, pasi “qëllimi primar i tyre siç u pa ishte përhapja e shumë të pavërtetave nga ana e tyre dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë”.

“Ato se çka deklaruan nga këta ‘vizitorë të paftuar’ janë tipike propaganduese, janë në kundërshtim me faktet historike e shkencore, sepse Kisha e Studenicë së Istogut (e njohur ndryshe si Bazilika në Studenicë të Istogut) daton që nga shek. VI pas Krishtit, pra është një kishë (Balizikë paleokristiane, d.m.th i takon krishtërimit të hershëm), pra është një kishë josllave (joserbe)”, ka shkruar ai.

Deputeti opozitar më tej ka thënë se vendosja e serbëve në Kosovë daton që nga shek. XIII (viti 1201 e këndej), pra gjatë periudhës së Dinastisë Nemanjide.

“Pra, si ka mundësi që Kisha e Studenicës të jetë Kishë Serbe, përderisa asnjëherë nuk ka qenë e tillë”, ka pyetur ai.

“Siç e thamë edhe më lart, kjo bazilikë është paleokristine (i takon krishtërimit të hershëm), është ndërtuar përgjatë disa viteve në periudhën e Perandorit Romak, Justinian (527- 565) dhe për kah arkitektura e ndërtimit ka ngjashmëri edhe me bazilika tjera në Kosovë, siç është ajo e Shën Florit dhe Laurit në qytetin e Ulpianës antike afër Prishtinës (Parkun Arkeologjik të Ulpianës)”.

Berisha ka thënë se e dënon fuqishëm “këtë provokim që i është bërë Kosovës dhe kërkojmë edhe nga faktori ndërkombëtar që këtë vizitë ta cilësojë si cenim i rendit ligjor dhe kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, sepse me vizita të tilla Serbia ka hedhur zjarr në barot edhe në Bosnjë e Hercegovinë, në Kroaci gjë që patën rezultuar me luftëra të përgjakshme në ato hapësira”.

Ai po ashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve të Studenicës dhe gjithë Istogut që të mos ndërmarrin veprime të ngutshme.

“Si deputet nga Istogu kam bërë pyetje të institucionet e sigurisë, se si është lejuar të ndodh ky provokim që është luftënxitës nga klerikët serbë. Ndërkohë, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Studenicës dhe gjithë Istogut, të mos ndërmarrin veprime të ngushtme, derisa të marrim përgjigje të sakta nga institucionet përkatëse të sigurisë”. 

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera

Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Kosova News 06/03/2024 06/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?