KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kjo është pasuria e Sami Lushtakut e deklaruar në vitin 2022
Ekonomi

Kjo është pasuria e Sami Lushtakut e deklaruar në vitin 2022

Kosova News
Kosova News 21:32 -14/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Kësaj radhe ju sjellim të dhënat mbi pasurinë e Sami Lushtakut, nënkryetar i Komunës së Skenderajt.

Lushtaku në vitin 2022 ka të deklaruar tokë nga privatizimi në vitin 2006 me sipërfaqe 500 mijë m2 në vlerë 500 mijë euro.

Nënkryetari i Skenderajt posedon po ashtu edhe tokë me sipërfaqe 30 mijë m2 të trashëguar, e cila kap vlerën 90 mijë euro.

Ai ka të deklaruar pagën mujore në vlerë prej 815 eurove dhe Pensionin invalidor 3 mijë 600 euro në vit.

Krahasuar me vitin 2017 kur ishte kryetar i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku këtë radhë nuk e ka të deklaruar shtëpinë me sipërfaqe 250 m2 të trashëguar nga viti 1994 që kap vlerën 320 mijë euro.

Në sqarim për këtë thuhet: Është bërë kontratë për shitje të shtëpisë me vlerë 250,000.00 €, blerësi është R.Sh ende të papaguara. Të dhënat tjera janë të ngjashme me deklarimin që është bërë.

Nga ana tjetër, ai ka të deklaruar edhe në vitin 2017 tokën prej 500 mijë m2 nga privatizimi në vitin 2006 e që kap shifrën 500 mijë euro.

Një banesë prej 75 m2 Sami Lushtaku e ka bartur në emër të djalit të tij.

Nga paga si kryetar komune Lushtaku merrte 12 mijë e 600 euro në vit kurse nga pensioni invalidor 2 mijë e 400 euro në vit./Botasot/

Gjithashtu lexoni:

ATK mbledh 813 milionë euro të hyra tatimore për 8 muaj

Pacolli ndan 138 mijë euro për Odën e Arkitektëve, ja për çfarë do të përdoren

Kurti viziton shtëpinë e rinovuar përmes masave për efiçiencë të energjisë

Kurti takon ambasadoren e re të Suedisë në Kosovë, kërkon vazhdimin e mbështetjes për integrimin euro-atlantik

Dogana e Kosovës zbaton masat kufizuese dhe sanksionet ndërkombëtare

TAGGED: Agjencia, deklarimet, Pasuria
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?