KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Kisha parandjenjë që do sulmonte i pari”, Trump tregon skenarin më të keq me Iranin: Shkatërrim i plotë
Botë

“Kisha parandjenjë që do sulmonte i pari”, Trump tregon skenarin më të keq me Iranin: Shkatërrim i plotë

Kosova News
Kosova News 10:43 -04/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërsa raketat dhe dronët fluturojnë nëpër Lindjen e Mesme, Presidenti amerikan, Donald Trump, tregon skenarin më të keq për Iranin. Ai priti në Shtëpinë e Bardhë kancelarin gjerman, Friedrich Merz, ku tha se shumica e bazave ushtarake të Iranit janë “shkatërruar” dhe se sulmet e fundit shënjestruan udhëheqjen e mbetur në Teheran.

“I kemi mposhtur shumë nga pikëpamja ushtarake. Ende po hedhin disa raketa. Në një moment ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë as këtë sepse po i godasim të gjitha transportueset e tyre. Po i godasim të gjitha stoqet e tyre të raketave. Skenari më i keq do të ishte që ta bëjmë këtë dhe pastaj dikush të marrë pushtetin, që është po aq i keq sa personi i mëparshëm, apo jo? Kjo mund të ndodhë. Ne nuk duam që kjo të ndodhë”, tha Trump, shkruan A2.

Trump e quajti Iranin “një farë të keqe” në Lindjen e Mesme, ndërsa listoi vendet që kanë sulmuar nisur nga Katari, Emiratet Arabe, Omanin dhe Arabinë Saudite. Pasi i mbylli derën për negociata duke konfirmuar se ishte tepër vonë, Presidenti amerikan tregoi dhe arsyen pse sulmoi i pari, ndërsa hodhi poshtë pretendimin se Izraeli e detyroi të niste luftën: “Ne po zhvillonim negociata me këta të çmendur dhe mendimi im ishte se ata do të sulmonin të parët. Ata do të sulmonin. Nëse nuk do ta bënim ne, ata do të sulmonin të parët. Unë kisha një parandjenjë të fortë për këtë”.

Izraeli konfirmoi se nisi sulme në Teheran dhe Bejrut, duke synuar bazat ushtarake iraniane dhe grupin e mbështetur nga Irani, Hezbollah, ndërsa ushtria intensifikon sulmet në Liban. Shteti hebre gjithashtu goditi një kompleks që i përkiste një grupi përgjegjës për zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm suprem të Iranit, tha një burim izraelit për CNN.

Aleatët dhe SHBA kanë mbyllur ambasadat në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Liban dhe i kanë paralajmëruar qytetarët e tyre të largohen nga më shumë se një duzinë vendesh në rajon. Të paktën 780 persona janë vrarë nga bombardimet amerikane dhe izraelite në të gjithë Iranin, raportoi agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim, duke cituar Gjysmëhënën e Kuqe iraniane. (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 04/03/2026 04/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?