KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kirurgu kreu operacion për të cilin drejtori thotë se s’kishte përvojë, pacienti vdiq pas disa orësh
Shëndetësi

Kirurgu kreu operacion për të cilin drejtori thotë se s’kishte përvojë, pacienti vdiq pas disa orësh

Kosova News
Kosova News 15:37 -05/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kirurgu Kushtrim Shala ka kryer një operacion për të cilin është dashur përvoja të cilën Shala nuk e ka pasur, sipas drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj.

Të mërkurën, Shala e ka paraqitur si sukses operacionin “David” te një pacient me diseksion akut të aortës dhe rupturë në nivel të rrënjës së saj.

Siç e ka shpjeguar ai vetë në Facebook, ky është nga operacionet më komplekse.

Por, pacienti ka vdekur disa orë pas operacionit. Drejtori Brahimaj i tha KOHËS se rasti duhet të hetohet.

“Duhet të bëhet vlerësim i rastit. Duhet të hetohet pse është kryer një operacion i tillë nga një kirurg i cili nuk ka pasur përvojë. Duhet të shikohet rasti dhe të ndërmerren masa konform rregulloreve”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se mjeku ka qenë vetë përgjegjës për operacionin, por që nuk e ka pasur përvojën.

“Ka qenë vetë kujdestar, personi vetë vendos për çfarë lloj operacioni dhe të nesërmen raporton për punën që ka bërë. Masat mund të ndërmerren nëse ka pasur shkelje që s’ka qenë konform me rregulloren dhe kodin profesional. Ka qenë me licencë, nuk ka qenë ilegal, ka vendosur vetë por sigurisht duhet të raportojë më pas dhe të hetohet nëse ka pasur shkelje”, ka theksuar Brahimaj.

I përfshirë në operacion, sipas postimit të Shalës, ka qenë edhe kardiokirurgu Endrit Shala.

Brahimaj ka kritikuar edhe që kirurgu Shala e ka publikuar operacionin me fotografi dhe video. Ai ka thënë se duhet të hetohet edhe pse është publikuar ky rast pa lejen nga SHSKUK-ja.

Shala në Facebook ka publikuar përveç fotografive me stafin mjekësor, edhe procedurën kirurgjike derisa po ndërhynin te pacienti.

Deri më tani nuk është dhënë një përgjigje lidhur me rastin, nga doktori që ka kryer intervenimin, Kushtrim Shala.

Gjithashtu lexoni:

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Kosova News 05/01/2023 05/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

SHBA-ja nuk ia dorëzon sistemet mbrojtëse ukrainasve, Zelensky i lutet Trumpit
17:10 -08/06/2025
Ndahet nga jeta në një aksident i riu nga Pozherani
17:07 -08/06/2025
Franca fiton ndaj Gjermanisë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve
17:04 -08/06/2025
Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?