Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar që tre të dyshuar e kanë rrëmbyer derisa ishte në rrugë dhe e kanë sulmuar fizikisht, duke ia kërkuar mandej 8 mijë euro.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policia, ku thuhet se rrëmbimi i viktimës u bë nën kërcënimin e armës.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë është rrëmbyer nga tre persona të dyshuar, të cilët e kanë futur në veturë dhe nën kërcënimin e armës, duke e sulmuar fizikisht i kanë kërkuar një shumë parash prej 8000€ ndërsa i kanë grabitur 125€ të cilat i kishte me vete”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se viktima ka arritur të ikë, kurse rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.