KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kica –Xhelili: Qëndrimi i LDK-së është sa më parë të krijohen institucionet
Politikë

Kica –Xhelili: Qëndrimi i LDK-së është sa më parë të krijohen institucionet

Kosova News
Kosova News 14:04 -08/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nënkryetarja e LDK-së Doarsa Kica – Xhelili, tha se qëndrimi i LDK-së është që sa më parë të krijohen institucionet, duke respektuar afatet ligjore.

Ajo tha se publikimet në media se sot pritet që LDK të ketë takim, ku do të diskutohet ftesa e Vetëvëendosjes, nuk qëndron

“Çfarëdo vonese do t’i bënte dëm qytetarëve të Kosovës. Vlen të theksohet që qëndrimet e LDK-së të dhëna para zgjedhjeve kanë qenë ofertë për qytetarët. LDK-ja nuk ka takim sot, nuk qëndron. Takimet e LDK-së janë të ditura për publikun.
Mund të jenë të ftuar emra të përveçëm dhe kjo nuk nënkupton që do të këtë takim. Sikurse e keni parë letra i është drejtuar kryetarit dhe i mbetet kryetarit”, tha Kica- Xhelili.

Kica-Xhelili tha se i mbetet kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku të vendosë nëse do t’i kthejë apo jo përgjigje kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, i cili e ftoi në një takim këtë javë.

Ajo tha se pranimi apo refuzimi i ftesës nga Abdixhiku nuk ndryshon asgjë në qëndrimin e kësaj partie ndaj LVV-së.

“Sikurse e keni parë, letra i është drejtuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe rrjedhimisht mbetet te z. Abdixhiku të kthejë përgjigje zyrtare apo të mos kthejë përgjigje zyrtare, në raport se a e pranon një ftesë të tillë për diskutim ose jo. Kjo nuk nënkupton asgjë në raport me qëndrimet tona karshi Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Vlerësoj se në qoftë se një parti politike në Kosovë e ka shfaqur sheshit një hendek shumë të madh me Lëvizjen Vetëvendosje, hendek ky që u shndërrua më pas në një mur të palëvizshëm pas zgjedhjeve, jo vetëm për shkak të diskursit të kryeministrit të vendit, por në përgjithësi për shkak të mënyrës se si ai ka qeverisur me Republikën e Kosovës në këto katër vite. Prandaj vlerësoj se megjithëse e kemi përsëritur, për mendimin tim, mjaftueshëm gjatë, qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e kuptoj dhe e mirëkuptoj pyetjen tuaj meqë natyrshëm këto ditë po vërejmë shumë lëvizje të qëndrimeve nga akterë të ndryshëm të lidershipit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nga fjalët e thëna para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, por kjo nuk qëndron edhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha ajo./eo/

Gjithashtu lexoni:

Kurti kritikon Prokurorinë Speciale për mosveprim në rastin e zhdukjes së Ukshin Hotit

Punëtorët e “Pastrimit” protestojnë të hënën

Erdogan nga Tirana: Ne do t’i japim zë paqes në botë, këtu në Shqipëri

Presidentja kujton Ukshin Hotin: Mungesa e tij, plagë e hapur për kombin

DW: Gjermania heq të dërguarin për Ballkanin Perëndimor

Kosova News 08/04/2025 08/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Kurti kritikon Prokurorinë Speciale për mosveprim në rastin e zhdukjes së Ukshin Hotit
13:21 -16/05/2025
Punëtorët e “Pastrimit” protestojnë të hënën
13:10 -16/05/2025
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Mitrovicës
12:52 -16/05/2025
Prokuroria: Dënimi i Shalës është pasqyrë e peshës së krimeve të tij
12:38 -16/05/2025
Erdogan nga Tirana: Ne do t’i japim zë paqes në botë, këtu në Shqipëri
12:16 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?