KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KGJK ua ul pagat për katër muaj dy gjyqtareve që u takuan me Vuçiqin
Siguri

KGJK ua ul pagat për katër muaj dy gjyqtareve që u takuan me Vuçiqin

Kosova News
Kosova News 10:44 -10/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ulje të pagës prej 30 për qind një periudhë prej katër muajsh do të kenë dy gjyqtaret e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Tatijana Virijeviç dhe Dragica Jakovljeviç, pasi që të dyja kishin marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ulje të pagës prej 30 për qind një periudhë prej katër muajsh do të kenë dy gjyqtaret e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Tatijana Virijeviç dhe Dragica Jakovljeviç, pasi që të dyja kishin marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Një vendim të tillë KGJK e ka marrë me 23 qershor 2022 pasi kishte aprovuar marrëveshjen vullnetare për pranim të fajësisë të lidhur mes dy gjyqtareve dhe panelit hetimor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në vendimin e KGJK-së thuhet se dy gjyqtaret kanë kryer shkelje disiplinore me pjesëmarrjen e tyre në takimin me presidentin Vuçiq.

“Për panelin hetimor ka qenë e pakontestueshme se subjektet e hetimit me këtë rast Tatijana Virijeviç dhe Dragica Jakovljeviç, kanë kryer shkelje disiplinore me pjesëmarrjen e tyre në takimin e datës 22.03.2022, me ftesë të presidentit te Republikës së Serbisë”, thuhet në këtë vendim.

Tutje, sipas arsyetimit të këtij vendimi thuhet se prezent kanë qenë dhe përfaqësues të tjerë politik, duke vlerësuar se ky takim ka qenë i natyrës politike pasi që në atë kohë kanë qenë edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.

Po ashtu, sipas këtij vendimi  për këtë shkelje dy gjyqtaret janë pajtuar që të ju shqiptohet sanksioni disiplinor zvogëlim i pagës 30% në kohëzgjatje prej katër muajve.

Me rastin e dakordimit për sanksionin disiplinor sipas këtij vendimi thuhet se paneli si rrethanë lehtësuese mori atë se dy gjyqtaret nuk kanë pasur më herët ndonjë masë disiplinore të shqiptuar.

Ndryshe, me 5 maj 2022 është konfirmuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, se këto dy gjyqtare po u hetonin nga Këshilli pasi të njëjtat ishte raportuar se ishin pjesëmarrëse në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në Beograd.

Për këto dy të fundit, Këshilli, në mbledhjen e mbajtur me datë 20 prill 2022, ka bashkuar procedurën disiplinore për dy kërkesat dhe ka themeluar një panel hetimor.

Gjithashtu, pjesëmarrëse në takim me Vuçiqin ka qenë edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviç, për të cilën po ashtu ishte iniciuar procedurë disiplinore dhe e njëjta ishte suspenduar.

Ndryshe, burime të “Betimi për Drejtësi”  kanë treguar se Stevanoviç kishte arritur marrëveshje për pranimin e përgjegjësisë disiplinore me Panelin Hetimor, marrëveshje kjo e cila është aprovuar edhe nga Këshilli.

Ndërsa nuk dihet  se çfarë sanksioni disiplinor i është shqiptuar kryetares Stefanoviç pasi ende nuk është publikuar vendimi për arritjen e kësaj marrëveshje/BetimipërDrejtësi/

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku prezanton programin 15 pikësh për Qeverinë e Unitetit, përmend rritjen e pagave dhe pakon emergjente për menaxhim të krizës energjetike

Abdixhiku: Asnjëra palë nuk i ka numrat, prandaj duhet qeveri transitore

Kurti bën homazhe te varri i Rugovës

DASH pas ujdisë për pranim të migrantëve të dëbuar nga SHBA: Jemi falënderues ndaj partnerit tonë Kosovës

Sveçla: Është e qartë se ekziston qasje bllokuese e partive opozitare

TAGGED: Aleksander Vuqiç, kgjk, Veriu i Kosovës
Kosova News 10/09/2022 10/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
77%
1 km/h
Thu
28 °C
Fri
27 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

26 vjet KFOR, Barduani bën homazhe për misionin më të madh të NATO-s
13:26 -12/06/2025
Abdixhiku prezanton programin 15 pikësh për Qeverinë e Unitetit, përmend rritjen e pagave dhe pakon emergjente për menaxhim të krizës energjetike
13:07 -12/06/2025
Promovohen dy shërbime të reja në eKosova
13:02 -12/06/2025
Kurti nga Prekazi: 12 qershori, simbol i kryengritjes dhe lirisë
12:22 -12/06/2025
EKSKLUZIVE: Në mesin e të arrestuarave në Ministrinë e Infrastrukturës është edhe nëna e reperit të njohur Ghetto Geasy
11:47 -12/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?