KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KGjK obligohet t’ia paguaj 104 mijë euro personit që u mbaj në burg rreth 3 vite e tre muaj
Siguri

KGjK obligohet t’ia paguaj 104 mijë euro personit që u mbaj në burg rreth 3 vite e tre muaj

Kosova News
Kosova News 10:04 -14/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Gjilan, pjesërisht e ka aprovuar kërkesëpadinë e G.L., duke e detyruar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK) që atij t’ia paguajë shumën prej 103 mijë e 900 euro në emër të dëmit material dhe jomaterial, pasi ai ishte privuar nga liria pa të drejtë nga 13 shkurti i vitit 2013 deri më 31 maj 2016, gjegjësisht 1 mijë e 204 ditë kishte kaluar në paraburgim dhe dënimit të paarsyeshëm se ka kryer veprën penale të terrorizmit dhe pjesëmarrje në një grup terrorist.

Këtë shumë KGjK është obliguar t’ia paguajë atij, me arsyetimin se paditësi G.L. gjatë qëndrimit në paraburgim ka përjetuar dhimbje shpirtërore, frikë, cenim të autoritetit, prestigjit, nderit, personalitetit dhe lirisë, lëndime trupore dhe dhimbje fizike, e të tjera.

Një vendim të tillë e ka marr gjykatësja Florije Qerimi me 13 qershor të këtij viti, ku po ashtu është refuzuar kërkesepadia e paditësit me të cilën ai ka kërkuar për rehabilitimin fiziatriko-psicik shumën prej 2 mijë e 170 euro, si dhe është refuzuar pjesa tjetër e kërkesëpadisë për kompensimin e dëmit jomaterial mbi shumën e gjykuar si në pikën I të dispozitivit të aktgjykimit në shumë prej 996 mijë euro si të pabazuara.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, KGjK është detyruar që paditësit G.L. t’ia paguajë edhe shpenzimet e procedurës kontestimore në shumë prej 2 mijë e 348 euro e 80 centë.

- Reklamë -

Në arsyetimin e këtij aktgjykimi thuhet se, paditësi G.L. më 26 gusht 2020, e ka paditur Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGjK), me pretendimin se ai ishte mbajtur në paraburgim dhe dënimit të paarsyeshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan dhe Gjykata e Apelit nën dyshimin se ka kryer veprën penale të terrorizmit në kundërshtim me nenin 135 paragrafi 1.10 nenit 136 paragrafi 1 dhe nenin 31 të KPRK-së.

Me padi, paditësi kishte kërkuar që e paditura për periudhën e privimit nga liria nga 13 shkurt 2013 deri më 31 maj 2016, për 1 mijë e 204 ditë, t’ia paguajë shumën e përgjithshme prej 1 milionë e 1 mijë e 170 euro, në emër të dëmit material dhe jomaterial.

Në arsyetim bëhet e ditur se paditësi G.L., lidhur me veprat penale të terrorizmit  dhe pjesëmarrje në një grup terrorist, fillimisht nga shkalla e parë dhe e dytë ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burgim efektiv.

Lidhur me këtë, paditësi (ish-i dënuari) i ishte drejtuar Gjykatës Supreme me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, ku kjo gjykatë e kishte pranuar si të ligjshme kërkesën e paditësit dhe çështjen përkatëse penale e kishte kthyer në rivendosje, ku pas rigjykimit Gjykata Themelore në Gjilan e kishte liruar G.L. nga përgjegjësia penale dhe këtë e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

Gjithashtu lexoni:

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Nis ndërtimi i urës së tretë mbi lumin Ibër, Kurti: Sa më shumë ura, aq më e fortë lidhja

Policia jep detaje për arrestimin e dy zyrtarëve komunalë në Mitrovicë të Veriut

Lirohen nga stacioni policor kreu i Mitrovicës së Veriut Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit

FSK realizon ushtrimin fushor validues Ujku i Pamposhtur 01

Kosova News 14/08/2022 14/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore
19:14 -05/06/2026
Metë Shatri ndan 10 bursa për studentët e UP-së, premton më shumë mbështetje për të rinjtë
18:56 -05/06/2026
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane
18:49 -05/06/2026
Jagxhiu takon Hysenin, flasin për digjitalizimin e shërbimeve publike
18:43 -05/06/2026
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, diaspora nuk lejohet të votojë me dokumente të skaduara
18:39 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?