KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KFOR rrit aktivitet patrulluese në veri, shtohet prezenca në pikat Jarinjë e Bërnjak
Siguri

KFOR rrit aktivitet patrulluese në veri, shtohet prezenca në pikat Jarinjë e Bërnjak

Kosova News
Kosova News 13:03 -19/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

KFOR-i ka njoftuar se ka shtuar aktivitetet patrulluese në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak që të reagojë shpejt ndaj të gjitha sfidave të sigurisë.

Po ashtu kanë njoftuar se këto masa janë marrë për të mundësuar të reagojë shpejt ndaj gjitha sfidave të sigurisë.

“Ne duam të sigurojmë të gjithë se KFOR-i është i gatshëm të intervenojë nëse është nevoja”, është thënë nga Zyra për Media e KFOR-it për RTV Dukagjini.

Po ashtu, sipas njoftimit, KFOR ka thënë se në mandatin që ka me rezolutën 1244 të vitit 1999, do të ofrojë një ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndryshe, më 31 korrik, serbët lokalë në veri të vendit kishin vendosur barrikada në rrugët që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe në Bërnjak si revoltë ndaj vendimit të 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë për targa dhe dokumentet hyrje-dalje.

Këto barrikada ishin larguar pas shtyerjes së këtij vendimi deri më 1 shtator nga Qeveria e Kosovës, vendim ky që ishte në koordinim me akterët ndërkombëtarë.

Ndërsa të enjten e 18 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian(BE).

Në ndërtesën ku po mbahej takimi, ishin të pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pavarësisht takimeve të gjata dypalëshe e trepalëshe, në këtë ditë nuk u arrit asnjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, shefi i diplomacisë evropiane, Borrell pas takimit, në një konferencë për media u shpreh se për çdo eskalim të gjendjes në terren, të dyja palët do të jenë përgjegjëse, teksa tha se takimi i ditës së enjte nuk ishte takim i rregullt, por ishte më shumë një takim për t’i zgjidhur tensionet në Veri të vendit.

Gjithashtu lexoni:

Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici

Ekipi turk i Monitorimit në KFOR vazhdon të jap kontribut të madh në ofrimin e sigurisë në Kosovë

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Dalin detajet e 60 vjeçarit që vdiq duke pirë kafe në një lokal në Prizren

Kush është “Kasapi i Bosnjës”, RATKO MLADIQ për të cilin Sveçla tha se u përdor në kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të Kosovës?

Kosova News 19/08/2022 19/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli dërgon ekipin në Katar për bisedime me Hamasin – a do të shohim një armëpushim në Gaza së shpejti?
16:33 -06/07/2025
Shahini i reagon kompanisë ‘Pastrimi’: Krejt fëlliqësirat e mbeturinave që presohen po rrjedhin në rrugët e lagjes Mati1
16:16 -06/07/2025
Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici
16:10 -06/07/2025
Ekipi turk i Monitorimit në KFOR vazhdon të jap kontribut të madh në ofrimin e sigurisë në Kosovë
15:57 -06/07/2025
Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës
15:43 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?