Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ushtarët e tij po vazhdojnë patrullimet e rregullta ditë e natë, si në veri të vendit ashtu edhe në gjithë zonën e përgjegjësisë, për të garantuar një prezencë të qëndrueshme dhe siguruese.
Sipas njoftimit, personeli i KFOR-it mbetet vigjilent, duke ruajtur ndërgjegjësimin situacional dhe duke kontribuar në stabilitetin e rajonit. Këto aktivitete të vazhdueshme, siç theksohet, pasqyrojnë angazhimin e përhershëm të misionit për të ndihmuar në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
KFOR rithekson se mandatin e zbaton mbi rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Njësitë e KFOR-it punojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, secili në rolin e vet si përgjegjës për sigurinë.
Misioni thekson se bashkëpunimi me institucionet vendore dhe ndërkombëtare mbetet kyç për paqen dhe stabilitetin në vend.


