KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KFOR-i: Nuk e kemi negociuar tërheqjen e paramilitarëve serbë nga Banjska
Siguri

KFOR-i: Nuk e kemi negociuar tërheqjen e paramilitarëve serbë nga Banjska

KosovaNewss
KosovaNewss 18:21 -26/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Misioni i NATO-së në Kosovë, KFOR, ka mohuar raportimin e fundit se gjatë sulmit të grupeve paramilitare serbe në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar, kishte negociuar tërheqjen e sulmuesve serbë.

Në sulmin terrorist të grupit të udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radoiçiq ishte vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, derisa ishte cenuar rëndë sovraniteti, rendi dhe siguria e Republikës së Kosovës.

Negocimin për tërheqjen e grupit të paramilitarëve serbë nga ana e zyrtarëve të KFOR-it e ka thënë Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG), i cili së fundmi publikoi një raport të titulluar “Veriu i Kosovës: Vendosja e sovranitetit mes besnikërisë së ndarë”.

Në raportin e tij për sulmin që ndodhi në Banjska, në shtator të vitit 2023, ICG shkruan se “duke pasur frikë nga një gjakderdhje, KFOR-i negocioi tërheqjen e grupit (terroristëve serbë, v.j.) në pyjet përreth, nga të cilat ata u zhdukën”.

Megjithatë, KFOR-i sot i hodhi poshtë pohimet e tilla përmes një komunikate.

“Kjo është e pasaktë. Në asnjë moment KFOR-i nuk ishte i përfshirë në negociatat e supozuara. Pasi u thirr për të përforcuar praninë e tij, KFOR-i u koordinua ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit (EULEX) për të rivendosur sigurinë në zonë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Tutje misioni i NATO-së thotë se dhuna që ndodhi në Banjska erdhi pas një sulmi kundër paqeruajtësve të KFOR-it në maj të vitit 2023, i cili rezultoi në plagosjen e 93 ushtarakëve të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda.

“NATO ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se faktet duhet të vërtetohen dhe autorët duhet të përballen me drejtësinë. Pas dhunës, NATO ka dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe forca të blinduara më të rënda në Kosovë. Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit tonë në Kosovë në një dekadë; dhe kjo tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen”, thuhet më tej në komunikatë.

KFOR-i ka ripërsëritur se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i ka rikujtuar se është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, e më të cilët ka thënë se punojnë në koordinim të ngushtë.

Gjithashtu lexoni:

S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Bie çmimi i derivateve për sot

Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

KosovaNewss 26/05/2024 26/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Çështja e presidentit, Pacolli: Përgjegjësia është e të gjithëve
11:13 -07/08/2026
S’ka kuorum, dështon sërish mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës
10:29 -07/08/2026
Nafta sot 1.66 euro, benzina 1.42 euro për litër
10:22 -07/08/2026
Bie çmimi i derivateve për sot
09:55 -07/08/2026
Aksident në orët e para të mëngjesit në Gjilan, katër persona të lënduar
09:53 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?