Ushtarët e KFOR-it që i përkasin Komandës Rajonale Perëndimore dhe Ekipeve Ndërlidhëse të Monitorimit (LMT), zhvilluan trajnim evakuimi në komunën e Rahovecit.
“Një togë italiane nga Batalioni Kinetik RC-W, që vepron si Forcë e Reagimit të Shpejtë (QRF), simuloi një skenar krize për të evakuuar një ekip austriak LMT”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
“Një trajnim i tillë synon të forcojë ndërveprimin dhe të rrisë gatishmërinë për të menaxhuar në mënyrë efektive situatat emergjente në zone”, thuhet tutje në njoftimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë
.