KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KFOR-i, i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohen siguria dhe liria e lëvizjes në Kosovë
Siguri

KFOR-i, i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohen siguria dhe liria e lëvizjes në Kosovë

Kosova News
Kosova News 21:31 -03/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 1 nëntor ka filluar faza qortuse për qytetarët që qarkullojnë në Kosovë me targat ilegale serbe, me kërkesën që pronarët e veturave me targa ilegale të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës nuk u prit mirë nga Serbia e qytetarët serbë, të cilët nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre për ri-regjistrim. Në anën tjetër, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, nuk e ka përjashtuar mundësinë e barrikadave.

KFOR-i thotë se trupat e tyre po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes.

Po ashtu, KFOR-i thekson se në përgjithësi, situata është stabile dhe nuk ka pasur ndonjë ndryshim në qëndrimin e forcave të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO.

Thirrja e tyre karshi kësaj situate është se “tani duhet shmangur veprimet dhe iniciativat e njëanshme që mund të çojnë në përshkallëzim ose dhunë të panevojshme”.

“KFOR-i vazhdon të kryejë çdo ditë misionin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Nga data 21 nëntor deri më 21 janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa të tilla ilegale, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Nga data 31 mars deri me datë 21 prill 2023, do të mundësohet regjistrimi i mjeteve me “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” në targa RKS, por të  njëjtat nuk do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat e ofruara deri me këtë datë.

Pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet hyrja apo qarkullimi i mjeteve motorike që posedojnë targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”  brenda territorit të Republikës së Kosovës/indeksonline

Gjithashtu lexoni:

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje

Specialja rrëzon mocionin në rastin për administrim të drejtësisë

Policia e Kosovës apelon bashkatdhetarët për respektim të rregullave të trafikut

Sveçla: Arsenijeviq është në kërkim, në pronat e tij u gjetën jelek antiplumb dhe pajisje për kriptovaluta

Ngërçi politik vazhdon, dështon edhe tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit

Kosova News 03/11/2022 03/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
29°C
Pristina
clear sky
30° _ 28°
28%
3 km/h
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Vushtrria përuron aparatin e mamografisë
14:33 -23/06/2025
Putin dënon sulmin ndaj Iranit, por nuk ofron mbështetje për aleatin kryesor
14:03 -23/06/2025
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje
13:40 -23/06/2025
Specialja rrëzon mocionin në rastin për administrim të drejtësisë
13:18 -23/06/2025
Policia e Kosovës apelon bashkatdhetarët për respektim të rregullave të trafikut
12:56 -23/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?