KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këtë javë dy seanca të Kuvendit – të enjten shqyrtohet peticioni i nënshkruar nga 17 mijë qytetarë për Trustin
Politikë

Këtë javë dy seanca të Kuvendit – të enjten shqyrtohet peticioni i nënshkruar nga 17 mijë qytetarë për Trustin

Kosova News
Kosova News 13:12 -16/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se këtë javë do të mbahen dy seanca të Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e dytë për këtë javë, apo të parën për këtë sesion pranveror që do të mbahet të enjten, Kusari-Lila tha se do të shqyrtohet peticioni i nënshkruar nga 17 mijë qytetarë për tërheqjen e kursimeve pensionale.

“Këtë javë do të jenë dy seanca të Kuvendit të Republikës së Kosovës, një do të mbahet të mërkurën me vazhdimin e pikave të papërfunduara të seancës së vjeshtës të datës 14 tetor. Pas kësaj do të vazhdojmë me pikat e papërfunduara të seancave plenare të 15, 22 dhe 23 shtatorit. Pikat e fundit të kësaj seance të ditës së mërkurë janë ato të papërfunduara të seancave të datës 7, 24 tetor dhe 18 nëntor, ku janë tri pika. Përderisa të enjten fillojmë një seancë të re të sesionit pranveror, në të është paraparë përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, shqyrtimi gjithashtu i peticionit të nënshkruar nga 17.000 qytetarë për tërheqjen e kursimeve pensionale, pastaj shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Inspektoriatin e arsimit. Shqyrtimi i raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, si dhe shqyrtimi i raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2021 në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe atë të ndërmarrjeve publike”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila shtoi se grupi parlamentar të cilin e udhëheq ka qëndrim të qartë dhe të pandryshueshëm lidhur me këtë pikë, duke mos e mbështetur tërheqjen e 30 përqindëshit të fondit të kursimeve pensionale.

“Qëndrimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje është i qartë. Ne nuk e kemi mbështetur tërheqjen e 30 përqindëshit të fondit të kursimeve pensionale, konsiderojmë që në aspektin ekonomik mund të ketë një ndjesi të zgjidhjes së problemeve në aspektin afatshkurtër, por do të ketë ndikim negativ afatmesëm dhe afatgjatë edhe në mirëqenien e qytetarëve edhe në perimetrat tjerë ekonomikë, përfshirë ngritjen e çmimeve, qarkullimin e cashit dhe humbjen e sigurisë për të gjithë ata që tërheqin fondet pensionale me arritjen e moshës së pensionimit”, ka thënë ajo.

Lidhur me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kusari-Lila ka thënë se Asociacioni njëetnik nuk mbështetet nga grupi i tyre parlamentar.

“Njëetniciteti nuk është parim mbi të cilin është ndërtuar shteti i Kosovës. Nuk ka kërkesa të cilat bëjnë dallimin e qytetarit në aspektin etnik. Asnjë organizatë apo asociacion nuk është votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ai që është votuar ka dalë që ka shkelje të dispozitave Kushtetuese dhe aty ka mbetur. Ky është diskutim që duhet të zbërthehet ose të trajtojë nevojat e qytetarëve. Kërkesa po vjen vazhdimisht nga Qeveria serbe në Beograd, ndërsa ne po e trajtojmë me partnerët ndërkombëtarë, po tentojmë të identifikojmë se çfarë ka nevojë”, ka thënë ajo.

PDK kërkon mbështetjen e deputetëve për Trustin

Kurse deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, iu bëri thirrje deputetëve që ta mbështesin Projektligjin për Trustin, që sipas tij, do t’i ndihmojë qytetarët në përballjen me krizën ekonomike.

Ai deklaroi të hënën para mediave se ky projektligj vjen si rezultat i krizës dhe i mosintervenimit të Qeverisë.

“Projektligji për Trustin kërkesë e qytetarëve që vije si rezultat i krizës dhe mos intervenimin e Qeverisë do të jetë si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e parë të sesionit pranveror që do të mbahet të enjten. Ne shpresojë që gjithë deputetët të reflektojnë karshi kësaj kërkese e cila do ta zbusë sado pak gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve të vendit dhe shpresojmë që të enjten të kalojë në lexim të parë”, deklaroi Tahiri.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Kosova News 16/01/2023 16/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?