Këtë javë do të mbahen tri seanca të Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka vendosur Kryesia në mbledhjen e mbajtur të hënën paradite.
Pas mbledhjes së Kryesisë në një konferencë për media foli shefja e Grupit Parlamnetar të Vetëvendosjes, Mimoza kusari-Lila, e cila tha se u dakorduan që të mbahen tri seanca.
“E para seancë do të jetë ajo e 26 tetorit ditën e enjte me fillim në ora 10:00, seancë e cila do të trajtojë pikat e pa përfunduara nga dy seancat tjera e 28 shtatorit dhe e 4 tetorit, ndërsa në të njëjtën ditë me fillim në ora 12:00, do të filloj një seancë tjetër e cila është kërkesë e deputetëve të opozitës me 41 nënshkrime, e cila do të trajtoi një rezolutë për koeficientin e pagave në sektorin publik. Për derisa kryesia është dakorduar që seancë të mbajë edhe të premten me fillim në ora 11:00 ku në këtë seancë do të diskutohet dhe do ti jepet mbështetje të mëtutjeshme rezolutës së miratuar në Parlamentin Evropian lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit”, tha Kusari-Lila.