Reshjet e shiut gjatë gjithë ditës së sotme nuk pritet të jenë pengesë për zhvillimin e ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës, sonte në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka publikuar fotografi se si duket ‘Fadil Vokrri’ disa orë para nisjes së ndeshjes, në 20:45.

“Gjithçka është gati për ndeshjen e sotme! Ekipi organizativ ka punuar me përkushtim që nga orët e para të mëngjesit dhe çdo detaj është vënë në vend. Fusha na pret, tribunat janë gati të mbushen me emocion, zëra e brohorima. Tani është momenti ynë, është koha e ekipit dhe tifozëve! Shihemi në stadium!” – ka shkruar kreu i federatës, Agim Ademi.



