Këshilltari i kryeministrit Kurti, Jeton Zulfaj, ka publikuar sot një dokument, i cili sipas tij tregon se si Bashkimi Evropian e kishte sanksionuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq pasi ky kishte mbështetur regjimin e Millosheviqit në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë.
Ai paralelizon këtë fakt, me faktin se si është e mundur që BE pret që Vuçiq ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, Serbia duhet të ndryshojë, nisur nga Kushtetuta e saj.
Postimi i plotë i Zulfajt:
Në vitin 1999 BE-ja e sanksionoi Aleksandër Vuçiqin për mbështetjen e regjimit të Millosheviqit në kryerjen e spastrimit etnik dhe gjenocidin në Kosovë.
Në vitin 2023 Miroslav Lajçak pret nga i njëjti person që ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Serbia duhet të ndryshojë, duke filluar nga kushtetuta e saj.

