KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilltari i Kurtit: 24 shtatori duhet të jetë pikë reflektimi në dialog
Politikë

Këshilltari i Kurtit: 24 shtatori duhet të jetë pikë reflektimi në dialog

Kosova News
Kosova News 23:48 -20/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, duhet të jetë pikë reflektimi dhe pikënisje për një qasje të re në dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se një gjë të tillë e ka kërkuar edhe Parlamenti Evropian përmes rezolutës të votuar të enjten.

Zulfaj ka thënë se bota perëndimore duhet ta kuptojë që fajtore për mungesë të normalizimit është Serbia dhe presioni duhet të shtohet kah ajo. Ka kërkuar qasje që sjell balancim në dialog.

“E rëndësishme është që prej 24 shtatorit, kemi një situatë të re dhe besojmë që kjo duhet të jetë pikë reflektimi dhe pikënisje për qasje të re në dialog, të cilën e ka kërkuar edhe Parlamenti Evropian. Qasja e re duhet ta ketë këtë pikë kthese që fajtorja për mungesë të normalizimit është Serbia dhe presioni duhet të drejtohet kah Serbia, e cila nuk është e interesuar as për marrëdhënie, as për vlera. Na duhet një qasje që e sjell balancimin në dialog, kjo do të thotë se s’ka pas balancim dhe lehtësia që janë marrë masat ndaj Kosovës është marramendëse, derisa po vërehet vështirësia për të marrë sanksione ndaj Serbisë, ku ka dëshmi për pjesëmarrjen e tyre në sulm terrorist në Banjskë”, ka thënë Zulfaj në KTV.

Sipas Zulfajt, sulmi në Banjskë pashmangshëm lidhet edhe me dialogun.

“Të thuash se dialogu nuk është i lidhur me sulmin, është e pashmangshme. Sepse përderisa kryeministri ishte në tavolinë të bisedimeve, qartazi presidenti serb po bënte trajnimin për sulmin terrorist në Kosovë. Serbia nuk është partner kredibil në dialog. Nuk mund t’i besohet një presidenti që vjen në Bruksel për të dialoguar, ndërkohë ushtrinë e ka urdhëruar të trajnojë grupe terroriste për sulm në Kosovë. Ka mungesë kredibiliteti”, ka thënë ai.

Këshilltari i Kurtit ka thënë se kërkojnë që të ketë sekuencim të balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Ohrit, ku siç thotë ai, të gjitha nenet duhet të zbatohen.

Për vizitën e diplomatëve euroamerikanë ditën e nesërme në Prishtinë, Zulfaj ka thënë se nuk kanë informacione pse po vijnë.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?