KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilltari i Bislimit demanton raportimet: Nuk ka pasur takim mes Bislimit dhe Gjuriqit
Politikë

Këshilltari i Bislimit demanton raportimet: Nuk ka pasur takim mes Bislimit dhe Gjuriqit

Kosova News
Kosova News 12:57 -07/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka reaguar ndaj raportimeve të disa portaleve në Kosovë, duke i cilësuar ato si keqinformim dhe deformim të qëllimshëm të artikullit të gazetës zvicerane Neue Zürcher Zeitung (NZZ).

Në një postim publik, Kadiu ka publikuar edhe një pjesë të artikullit të NZZ-së, ku thuhet qartë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, asnjëherë nuk janë takuar drejtpërdrejt.

Sipas Kadiut, NZZ në artikullin e saj nuk ka raportuar për “takime sekrete”, por ka përmendur Bislimin dhe Gjuriqin vetëm si emra që kanë qenë ndër pjesëmarrësit e takimeve shumëpalëshe, të cilat organizohen prej më shumë se 10 vitesh nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe organizata amerikane CIG.

Ai thekson se gazeta zvicerane në asnjë moment nuk ka përdorur termin “takime sekrete”, një fakt që është konfirmuar edhe nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës, e cila ka deklaruar se këto nuk janë takime të fshehta.

“Për të shuar definitivisht keqinformimin e qëllimshëm, NZZ saktëson qartë se Bislimi nuk është takuar me Gjuriqin”, ka shkruar Kadiu.

Në reagimin e tij, ai ka përmendur me emër disa portale në Kosovë, përfshirë Gazeta Express, Nacionale, Vox, Periskopi, Insajderi dhe të tjera, duke i akuzuar se kanë raportuar në mënyrë të paskrupullt dhe kanë deformuar përmbajtjen e artikullit të NZZ-së.

Në fund, Kadiu ka kërkuar që këto media dhe analistët që, sipas tij, kanë bërë propagandë, të redaktojnë publikimet e tyre dhe të kërkojnë falje publike për dezinformimin.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 

Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të

Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së

“Unë nuk shantazhohem”: Kryetari i Obiliqit thotë se u intervistua në Speciale, lidhur me disa shpronësime

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Kosova News 07/01/2026 07/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?