KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këshilli Prokurorial dhe zyra e kryeprokurorit të shtetit reagojnë lidhur me kushtet e rënda të punës në Pallatin e Drejtësisë
Politikë

Këshilli Prokurorial dhe zyra e kryeprokurorit të shtetit reagojnë lidhur me kushtet e rënda të punës në Pallatin e Drejtësisë

Kosova News
Kosova News 13:53 -07/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje


Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), shprehin shqetësimin e thellë lidhur me kushtet e papërshtatshme të punës në Pallatin e Drejtësisë, konkretisht në ambientet e Prokurorisë së Apelit dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të shkaktuara nga mosfunksionimi i sistemit të ftohjes dhe temperaturat ekstreme që kanë përfshirë vendin tonë.

Për shkak të mosfunksionimit të sistemit të ftohjes dhe temperaturave jashtëzakonisht të larta, temperaturat brenda zyrave të këtyre prokurorive po arrijnë nivele mbi 35°C, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të punës dhe duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe mirëqenien e punonjësve.

Në këtë drejtim, KPK-ja dhe ZKPSH-ja u bëjnë thirrje kryeprokurorëve të Prokurorisë së Apelit dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë që, në kuadër të kompetencave të tyre, të marrin masa, përfshirë edhe reduktimin e orarit të punës, deri në përmirësimin e kushteve.

KPK-ja dhe ZKPSH-ja, gjithashtu informojnë opinionin se kërkesat e përsëritura për ndërhyrje dhe rregullim të sistemit të ftohjes nuk kanë marrë përgjigje për vite me radhë, ndonëse objekti i Pallatit të Drejtësisë është nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila ka përgjegjësinë për mirëmbajtjen dhe funksionalitetin e këtij objekti.

“Të gjendur përballë kësaj situate të papranueshme, KPK dhe ZKPSH i bëjnë thirrje të qartë dhe të drejtpërdrejtë Ministrisë së Punëve të Brendshme që të ndërmarrë menjëherë masa konkrete dhe efektive për përmirësimin e kushteve elementare të punës në këtë objekt, në mënyrë që të garantohen siguria dhe mirëqenia e punonjësve të sistemit prokurorial”, thuhet në reagim.

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Orav flasin për rrugën drejt anëtarësimit në BE

BE-ja për urat mbi Ibër: Çdo projekt kërkon koordinim të ngushtë dhe dialog mes komuniteteve

Kurti e ambasadori gjerman bisedojnë për ngërçin në Kuvend

Osmani takoi ambasadorin francez, në fokus aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese

Hajdari u bën thirrje deputetëve që të kryejnë obligimin kushtetues

Kosova News 07/07/2025 07/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Gazi metan vret 12 ushtarë turq në një operacion në Irak
19:44 -07/07/2025
Kurti dhe Orav flasin për rrugën drejt anëtarësimit në BE
19:41 -07/07/2025
Lushaku-Sadriu fajëson MASHTI-n dhe Nagavcin për rezultatet jo të mira në Testin e Arritshmërisë
19:10 -07/07/2025
Ukraina godet një uzinë kimike në rajonin e Moskës
19:02 -07/07/2025
Rama akuzon Qeverinë për bllokim të buxhetit
18:45 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?