Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit ka shpallur konkursin për zgjedhjen e Rektores/Rektorit të ri.
Ky konkurs do të jetë i hapur deri më datë 05 maj.
Nagavci u bën thirrje kandidateve që gëzojnë integritet, përgatitje e arritje ndërkombëtare akademike dhe kanë vizion për të bartur detyrën e drejtimit të Universitetit, që të konkurrojnë në këtë konkurs publik.
“Si Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, pres që të ketë një proces të drejtë të bazuar në meritokraci e transparencë”, shkroi ministrja Nagavci.
Linku: