KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KESCO: Vetëm A3 prodhon, KEK nuk jep shifra për prodhimin dhe konsumimin
Ekonomi

KESCO: Vetëm A3 prodhon, KEK nuk jep shifra për prodhimin dhe konsumimin

Kosova News
Kosova News 20:44 -21/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas dështimit të sotëm të seancës, përveç të tjerash, deputetët para gazetarëve e kanë ngritur si shqetësim paralajmërimin e fundit të KESCO-s se aktualisht pjesa dërrmuese e energjisë elektrike po importohet. KESCO ka njoftuar se sot vetëm njësia A3 është duke prodhuar energji rreth 110 megavat. Sindikata e Re e KEK-ut i ka quajtur të pabazuara dhe tendencioze këto deklarime të KESCO-s. Por vetë KEK, deri tash nuk ka njoftuar fare se sa është duke prodhuar energji sot e as sa është konsumi.

Mungesa e prodhimit të energjisë elektrike me kapacitet të plotë ka vazhduar edhe ditën e shtunë.Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, ka njoftuar se prodhimi vendor i energjisë elektrike vazhdon të jetë i kufizuar.

Përmes një komunikate, kjo kompani ka treguar se aktualisht vetëm njësia A3 është duke prodhuar energji rreth 110 megavat sot. Pjesa tjetër e kërkesës, ka bërë me dije KESCO, do të mbulohet përmes importit të energjisë.

KESCO po ashtu ka thënë se konsumi i përgjithshëm ka shënuar rritje gjatë ditëve të fundit, kryesisht për shkak të përdorimit më të madh të kondicionerëve si pasojë e temperaturave të larta.

Duke i bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, kjo kompani ka deklaruar se për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe pa ndërprerje, KESCO ka siguruar importet e nevojshme të energjisë nga tregjet ndërkombëtare.

Lidhur me këtë situatë të energjisë elektrike në vend kanë reaguar partitë politike në vend.Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kërkuar reflektim nga partia në pushtet për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon Kosova.

“Dje pamë lajme të frikshme për krizën buzë kolapsit në sektorin e energjisë. Ftesë publike për reflektim. Mjaft është mjaft…”, ka thënë mes tjerash Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e PDK-së.

Po ashtu LDK ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje për problemet me energji.

“LVV vazhdimisht ka kundërshtuar ngritjen e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë vendore. Po flas konkretisht për projektin Kosova e Re, të cilin e ka kundërshtuar vazhdimisht dhe me ardhjen e tyre në pushtet e kanë dështuar këtë projekt përfundimisht, duke e lënë Kosovën në këto kapacitete të cunguar të prodhimit vendor…”, ka deklaruar Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së.

Ndërkohë, deputeti nga AAK-ja, Bekë Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se t’u e ndalë gjakderdhjen financiare, u habitën e ndalën KEK-un!

Por nga LVV-ja thonë se ajo çfarë po thuhet lidhur me kolapsin energjetik është vetëm një propagandë e opozitës.

“Këto janë krejt propaganda të opozitës, por qytetarët e Republikës nuk i besojnë më këtyre propagandave, përfshirë këta që kanë qenë përgjegjës e që s’kanë bërë asnjë investim të vetëm në energji, e tash po na bie barra neve për me i vnu turbinat e reja, me investu rreth 60 milionë euro për shkak se s’janë bërë më herët…”, ka thënë Dimal Basha, deputet i LVV-së.

Ekspertët e fushës së energjisë thonë se situata e krijuar është alarm për institucionet e vendit.

“Kjo gjendje e rënduar me furnizim me energji me kosto të paparashikueshme dhe me kosto jo të menaxhueshme lehtë, është alarm, është kambanë që të gjitha institucionet e Kosovës duhet ta marrin seriozisht dhe të veprojnë me urgjencë dhe mendjemprehtësi për me i adresu të gjitha problemet në mënyrën më të mirë të mundshme…”, ka deklaruar Adhurim Haxhimusa, ekspert i fushës së energjisë.

Ndërkohë, përmes një komunikate të gjatë ka reaguar Sindikata e Re e KEK-ut, duke i quajtur të pabaza deklarimet tendencioze të KESCO-s.

Në komunikatë thuhet se manipulimi i opinionit për të fshehur dështimet e veta është i njohur për publikun dhe për institucionet vendore e ndërkombëtare, se që nga marrja me koncesion e rrjetit shpërndarës, KEDS/KESCO ka pasur obligim të qartë për vendosjen nëntokësore të rrjetit energjetik dhe kjo nuk ka ndodhur.

Sipas Sindikatës, çmimi që i ofrohet KEK-ut është më i ulët se kostoja reale e prodhimit. Sot, KEK paguhet nga KESCO me vetëm 29.5 €/MWh – një çmim që nuk mbulon as kostot minimale të prodhimit të energjisë nga termocentralet tona. Ndërkohë, qytetarët tarifohen me mbi 35 €/MWh vetëm për transportin.

Më tej thuhet se, përveç që KESCO përfiton energji me çmim nën kosto, i detyrohet KEK-ut mbi 100 milionë euro, duke shtuar se deklarimet e fundit të KESCO-s janë përpjekje e ulët për të larguar vëmendjen nga dështimet shumëvjeçare të veta

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli: `Importi i energjisë nga Serbia` është dezinformatë

Nis asfaltimi i shtresës së dytë në segmentin Dollc–Pejë, pjesë e rrugës nacionale Pejë-Prishtinë

Kurti: Rruga Prizren–Tetovë drejt finalizimit, tuneli 6.4km do të lidhë dy qytetet

Sindikata e Re e KEK-ut reagon ndaj deklaratave të KESCO-s: Manipulim i opinionit dhe fyerje ndaj punëtorëve tanë

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale

Kosova News 21/06/2025 21/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Gërmime në Dubravë, Haliti: Nuk gjenden mbetje mortore
00:02 -22/06/2025
Dita Kombëtare e Sllovenisë festohet në kampin e KFOR-it, në Prishtinë
23:20 -21/06/2025
Albanian Roots, mbahet parada shqiptare në New York
23:16 -21/06/2025
DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve
22:25 -21/06/2025
Ukraina u kërkon aleatëve perëndimorë t’i ndajnë 0.25% të GDP-së për ta shtuar prodhimin e armëve
22:07 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?