KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet të mos politizohet fati i personave të pagjetur
Politikë

Kërkohet të mos politizohet fati i personave të pagjetur

Kosova News
Kosova News 22:38 -31/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Fati i personave të pagjetur po kërkohet që të mos politizohet. Kështu kërkon edhe themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, e cila thotë se me vullnet politik, Serbia duhet të hedhë dritë mbi këtë brengë të familjarëve që i kërkojnë më të dashurit e tyre. Sipas saj, edhe Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë më shumë që kjo çështje të zbardhet.

Mbi 9.000 persona janë zhdukur në Kosovë, ndërsa fati i 1.636 prej tyre ende nuk është zbardhur.

Të dhënat nga libri “Dinjteti për të Zhdukurit”, bazuar në dokumentacionin e Fondit për të Drejtën Humanitare, përfaqësojnë kujtesën e familjeve për të dashurit e tyre. Natasha Kandiq, themeluese e Fondit, theksoi se libri synon të sjellë këtë çështje në dritë, por vullneti politik është vendimtar.

“Në vitin 2023 u nënshkrua deklarata për personat e zhdukur nga presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës. Ajo ka potencial për të nisur procesin e zbulimit të varrezave masive dhe identifikimit, por kërkohet zbatimi i saj”, tha Kandiq.

Silvija Estrige, shefe e seksionit politik të Delegacionit të BE-së në Serbi, tha se çështja e të zhdukurve është humanitare dhe politizimi duhet të shmanget.

“Zgjidhja e fatit të të pagjeturve është çelës i pajtimit dhe pajtimi është pjesë kyçe e procesit të normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës vendimtare për pajtimin dhe pjesë e procesit të normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është arsyeja pse kjo çështje është pjesë e dialogut të mbështetur nga BE-ja. Përfshirja politike është e nevojshme për të përshpejtuar procesin dhe për të arritur rezultate”, tha Estrige.

Përfaqësuesit e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të dyfishojnë përpjekjet e tyre në zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur dhe se në këtë drejtim nevojitet bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Komisionit për Persona të Zhdukur të Serbisë.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Kosova News 31/08/2024 31/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?