KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet shtyrja e afateve për votimin me postë për zgjedhjet e parakohshme, LVV kundërshton
Politikë

Kërkohet shtyrja e afateve për votimin me postë për zgjedhjet e parakohshme, LVV kundërshton

Kosova News
Kosova News 18:47 -06/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është kërkuar shtyrja e pikës 3.1 të rendit të ditës, që lidhet me shqyrtimin e opsioneve dhe afateve për votimin me postë për Zgjedhjet e Parakohshme të 28 dhjetorit 2025. Kjo kërkesë ndezi debat mes përfaqësuesve të partive politike në KQZ.

Anëtari i kryesisë së LVV-së, Alban Krasniqi, paralajmëroi se çdo shtyrje e vendimit mund ta rrezikojë seriozisht procesin e votimit të mërgatës.
Sipas tij, afatet aktuale tashmë janë shumë të ngushta dhe çdo vonesë shtesë “nënkupton dështim të procesit”.

“Ne jemi buzë një procesi që mund të pengojë të drejtën e mërgatës për të votuar. Afatet e paraqitura rrezikojnë dërgimin e zarfeve dhe gjithë procedurën. Sot është 6 dhjetor dhe stafi po punon mbi 12 orë. Çfarëdo vonese e rrezikon votimin e mërgatës”, tha Krasniqi.

Nga ana tjetër, anëtari Muharrem Nitaj kujtoi se ekziston një opsion alternativ – dërgimi i fletëvotimeve përmes platformës elektronike – duke shtuar se nuk mund të parashikohet paraprakisht nëse posta do të dështojë apo jo.
“Nuk mund të paragjykojmë. Nëse dështon posta, atëherë duhet të kthehemi dhe të vendosim. Nuk dua të votoj me paketë pa ditur efektet”, tha ai.

Përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti, tha se ende nuk janë dhënë garanci teknike dhe ligjore për funksionimin e dërgimit të fletëvotimeve përmes platformës elektronike, duke kërkuar sqarime të mëtejshme.

Ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Ilir Gashi, theksoi se nuk duhet zgjedhur “rruga më e lehtë” në dëm të integritetit të procesit zgjedhor.
Ai paralajmëroi se çdo procedurë alternative duhet të garantojë siguri të plotë për rezultatet e votimit nga diaspora.

Gjithashtu lexoni:

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Arrestohet shtetasi kosovar në Ulqin, dyshohet se vidhte nëpër plazhe

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kosova News 06/12/2025 06/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?