KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet shpallja urgjente e konkursit për Kryeprokuror të ri të Shtetit
Siguri

Kërkohet shpallja urgjente e konkursit për Kryeprokuror të ri të Shtetit

Kosova News
Kosova News 10:13 -22/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që të shpallë sa më parë konkursin e ri për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

IKD vlerëson se vendi tash e katër vite funksionon pa një kryeprokuror të zgjedhur me mandat të rregullt.

Hulumtuesi i lartë në IKD, Gzim Shala, në një intervistë për Ekonomia Online thotë se megjithëse reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës sipas përbërjes së re është jetësuar dhe ekziston kuorum i mjaftueshëm për funksionim, procesi për zgjedhjen e kryeprokurorit nuk është zhvilluar që nga tetori i vitit 2023, kur Presidentja e Republikës së Kosovës e ka kthyer vendimin në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Tash po bëhen katër vite që kur Kosova është pa kryeprokuror të shtetit. Dhe tash aktualisht jemi në fazën kur reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës sipas përbërjes së re është jetësuar dhe nevojitet vetëm edhe një anëtar që të zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Megjithatë, ka kourum të mjaftueshëm për të funksionuar. Që nga koha, që nga tetori i vitit 2023, kur Presidentja e Republikës së Kosovës e ka kthyer vendimin në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mungesë totale të përgjegjësisë, nuk e ka zhvilluar përsëri konkursin, nuk e ka bërë përsëri shpalljen e një konkursi të ri për kryeprokuror të shtetit, në mënyrë që të zgjedhet një kryeprokuror një emër që del nga një proces i rregullt, meritor dhe transparent, siç nuk kishte ndodhur në procesin e parë”, tha ai.

Shala, theksoi se përgjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur papërgjegjësi totale nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke mos e zhvilluar procesin e ri për zgjedhjen e kryeprokurorit.

“Dhe tash do të thotë përgjatë gjithë kësaj periudhe ka pasur një papërgjegjësi totale nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke mos e zhvilluar procesin e ri për kryeprokuror të shtetit. Për këtë arsye, si efekt i jetësimit të reformës së re në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Instituti i Kosovës për Drejtësi i ka rekomanduar Këshillit Prokurorial të Kosovës që ndër veprimet e para të saj duhet të jetë shpallja e një konkursi të ri për kryeprokuror të shtetit, dhe zhvillimi i një procesi transparent, të barabartë dhe meritor për këtë pozitë, në mënyrë që emri i ri i kryeprokurorit të shtetit të mos dalë nga një proces me integritet të kontestuar”, tha ai.

Duke folur për kompetencat e ushtruesit të detyrës, Shala dekalroi se formalisht ai i ka të gjitha kompetencat e kryeprokurorit, por nuk mund të zhvillojë vizion afatgjatë për institucionin.

“Tash nëse e shohim për nga kompetencat të cilat i ka, edhe ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit formalisht i ka të gjitha kompetencat të cilat i ka edhe kryeprokurori i shtetit. Megjithatë, vizionin, se si e sheh prokurorin e shtetit si institucion, nuk mund ta zhvillojë një ushtrues i detyrës. Këtë duhet ta zhvillojë një person që mban pozitën e rregullt të kryeprokurorit të shtetit, që ka një mandat të caktuar dhe për të cilin mandat ai e ka edhe vizionin e tij se si do ta zhvillojë dhe si e sheh prokurorinë e shtetit brenda mandatit të tij”, tha ai.

Sipas tij, zgjedhja e kryeprokurorit me mandat të plotë është e domosdoshme, por mbi të gjitha procesi duhet të garantojë integritet.

“Për këtë arsye, definitivisht se në këtë kuptim nuk mund të themi se jemi të mjaftueshëm nëse kemi ushtrues të detyrës dhe nuk e kemi kryeprokurorin e shtetit të zgjedhur. Megjithatë, përkundër kësaj, më e rëndësishme se gjithçka tjetër është që emri i ri i kryeprokurorit të shtetit të dalë nga një proces që nuk ka integritet të kontestuar, mirëpo që garanton meritokraci, transparencë dhe trajtim të barabartë të të gjithë kandidatëve”, tha ai.

Rikujtojmë që Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në tetorin e vitit 2023 nuk e dekretoi Blerim Isufajn për postin e Kryeprokurorit të Shtetit, për shkak të, siç tha, disa shkeljeve ligjore, ndërsa Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte deklaruar se arsyetimet e presidentes ishin të pabazuara dhe tendencioze.

Aktualisht, ushtrues detyre i kryeprokurorit të shtetit është Agron Qalaj. 

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Kosova News 22/03/2026 22/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?