KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet që Kosova të shtoj përpjekjet për digjitalizimin e shërbimeve online
Politikë

Kërkohet që Kosova të shtoj përpjekjet për digjitalizimin e shërbimeve online

Kosova News
Kosova News 11:19 -14/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Është mbajtur tryezë konsultative mbi Rekomandimet e Paraqitura në Rezolutë për Digjitalizimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Ballkanin Perëndimor, e cila derivon nga takimi i institucioneve e pavarura dhe autoritetet përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Aty u përmenden rezultatet e këtij, me ç’rast u theksua nevoja për një qasje rajonale, të unifikuar dhe gjithëpërfshirëse në hartimin e kuadrit të duhur ligjor, për të siguruar të gjithë qytetarët të përfitojnë dhe përdorin shërbime digjitale të sigurta dhe të qasshme.

Avokati i Popullit, Naim Çelaj, ka thënë se analiza e gjendjes aktuale e digjitalizimit të shërbimeve të administratës publike, nxjerr në pah nevojën për rritjen e fokusit strategjik rajonal në avancimin e përpjekjeve për digjitalizimin e shërbimeve online.

“Ka qenë një aktivitet shumë i rëndësishëm ku është folur për digjitalizimin e administratës publike dhe nevojën që e kanë shtetet për të ndërmarrë masa me qëllim të jenë të përgatitur për një të ardhme sa i përket zhvillimit të teknologjisë informative, aty janë paraqitur përvojat e shteteve të rajonit dhe ka qenë në interes i imi si Avokat i Popullit se si reflektojnë apo si i qasen institucionet e drejtave të njeriut. Kemi parë që Shqipëria kishte bërë një hap para në drejtim të krijimit të strategjive për digjitalizim por edhe të vet Avokatit të Popullit, e cila kishte dalë me një hetim të plotë lidhur me ndikimin që mund të ketë digjitalizimi në cenimin e të të drejtave të njeriut, që padyshim mund të jetë në disa fusha dhe u konstatua se fusha më e prekur mund të jetë ajo mbrojtja e të dhënave dhe privatësia si dy komponentë të rëndësishme të të drejtave të njeriut dhe natyrisht përveç kësaj u pa që përmes zhvillimit të digjitalizimit mund të preket edhe pjesa e diskriminimit, pra qytetarët mund të ndihen të diskriminuar, sidomos në çështje të konkursit për punësim”, tha Çelaj.

Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku tha procesi i digjitalizimit në Kosovë dhe në çdo vend, është një proces që ka nisur tashmë dhe nuk do të përfundojë shpejt.

Madje sipas saj nuk do të përfundoj ndoshta edhe pa pasoja. “Nëse ne si ligjvënës nuk do të vendosim rregulla të cilat duhet të zbatohen për t’i mbrojtur pikërisht të drejtat e njeriut”, tha ajo.

Sogojeva-Dërmaku tha se digjitalizimi do të bëhet, por sfida më e madhe është pikërisht ndikimi i Inteligjencës Artificiale

“Nëse flasim për të dhënat personale kemi arritur ta kemi një rregullativë shumë të mirë ligjore të zbatueshme tashmë në tërësinë e saj si ligj… sa i përket përputhshmërisë me rregullat e BE-së, ne kemi nxjerrë edhe udhëzues për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave që dërgon në kompletimin e kësaj kornize, por në anën tjetër ne arritëm të jemi akterë kryesorë në proces gjë që nuk e kishim problemin të jemi brenda tyre por të jemi ata që u tregojmë për kërkesën që e ka Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave, pikërisht për ta mbrojtur dhe për ta ruajtur çështjen humane sepse sot digjitalizimi do të bëhet, deshtëm ne apo nuk deshtëm por sfida më e madhe është pikërisht ndikimi i Inteligjencës Artificiale”, tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja

Përmbyllet numërimi nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Gërvalla: Kosova hap “shtëpinë e përhershme” diplomatike në Londër

Kosova News 14/03/2025 14/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja
16:13 -13/06/2026
Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?