KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet paraburgim për të pandehurin që iu sekuestrua drogë në vlerë rreth 300 mijë euro
Siguri

Kërkohet paraburgim për të pandehurin që iu sekuestrua drogë në vlerë rreth 300 mijë euro

Kosova News
Kosova News 10:26 -13/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit H.K., i cili gjendet në ndalim 48-orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.2 sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës së prokurorisë, nga koha e pavërtetuar deri me datë 11.08.2025, në Prizren, i pandehuri H.K., pa autorizim, shpërndanë, shet, transporton, ndërmjetëson, dërgon, substanca narkotike apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që i njëjti posedon narkotikë ë llojit “Kokainë”, me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes tek përdorues e substancave narkotike, ku me datë 12.08.2025, policia pas marrjes së informatave lidhur me të pandehurin se ishte duke ofruar për shitje dhe shpërndarje narkotikë, realizon bastisje në banesën e të pandehurit në rrugën “William Walker”, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

Tri (3) tulla të mbështjella me foli dhe qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej: 3.3 kg,

1kg të substancë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë” me mbetje të saj,

Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej: 1.1 kg,

Njëqind e tridhjetë e tre (133) qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej 36,62 gram,

Një (1) qese najloni me substancë te dyshuar narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej 0,32 gr.,

Dy (2) peshore elektronike;

Të holla (para) në vlerë prej 260 euro;

Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike;

Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA;

Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max;

Një (1) skalper;

Sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kap vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro.

Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.

Gjithashtu lexoni:

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët

Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Kosova News 13/08/2025 13/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden eshtra njeriu, dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar
11:18 -24/07/2026
6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
11:12 -24/07/2026
Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”
10:47 -24/07/2026
Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX
10:45 -24/07/2026
Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?