KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet paraburgim për të dyshuarën për mashtrim me shitblerje të veturave
Siguri

Kërkohet paraburgim për të dyshuarën për mashtrim me shitblerje të veturave

KosovaNewss
KosovaNewss 18:50 -06/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarës me inicialet D.S.-A., nga komuna e Prishtinës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshim i bazuar se më 29.07.2025, në Ferizaj, e pandehura me paraqitje të rreme të fakteve dhe me qëllim përfitimin e dobisë pasurore për vete, i ka shkaktuar dëm material të dëmtuarit J.Sh.

“ Kjo është bërë në atë mënyrë që paraprakisht ajo kishte parë në rrjetin social “Facebook” një veturë të markës “VW Tiguan” të publikuar për shitje, dhe më pas kishte arritur marrëveshje për blerjen e saj në vlerë prej 35,000 euro në zyrën noteriale. Sipas marrëveshjes, D.S.-A. duhej të paguante 10,000 euro deri më 31.07.2025 përmes transferit bankar, dhe shumën tjetër prej 25,000 euro deri më 10.09.2025”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, pas vetëm dy ditësh, më 30.07.2025, e dyshuara kontaktoi pronarin e auto-sallonit “V…” dhe i ofroi për shitje të njëjtën veturë me çmim prej 24,000 eurosh. Më 01.08.2025, ajo realizoi marrëveshje noteriale për shitje me këtë auto-sallon, ku pranonte 15,000 euro në para të gatshme dhe 9,000 euro përmes transferit bankar nga banka “BKT”.

Sipas Prokurorisë,  me këtë veprim, e dyshuara i shkaktoi të dëmtuarit dëm material në shumën prej 35,000 eurosh, duke kryer kështu veprën penale “Mashtrim” nga neni 323 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Vetura e përfshirë në këtë rast është sekuestruar nga Njësia e Hetimeve në Ferizaj për qëllime hetimore, ndërsa  e dyshuara që nga data 5 gusht 2025 gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

Gjithashtu lexoni:

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mije euro gjobë

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë

Inspektim në disa autoparkime në rajonin e Pejës, evidentohen shkelje të ndryshme

Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc

KosovaNewss 06/08/2025 06/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria miraton dhënien me qira të një pjese të pronës publike në Reçak për shfrytëzimin e gurit gëlqeror
15:59 -24/07/2026
Miratohet projekt-rregullorja për rekrutimin e zjarrfikësve
15:57 -24/07/2026
Miratohet nisma për marrëveshjen e grantit prej 17.2 milionë eurosh për zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë
15:54 -24/07/2026
Kurti: Kemi dy javë deri te konstituimi i Kuvendit, interesi shtetëror duhet të vihet në rend të parë
15:40 -24/07/2026
Kurti: Kthimi i ish-prokurorëve dhe ish-gjyqtarëve serbë duhet të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjit
15:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?