Është kërkuar 30 ditë paraburgim ndaj dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri. Në Pejë po mbahet seanca për caktimin e masës ndaj të dyshuarve.
Muhaxheri u sulmua të shtunën në mëngjes në Pejë.
Prokurorja e rastit Arlinda Nallbani Gacaferri ka thënë se është bërë kërkesa për caktimin e një muaji paraburgim ndaj të dyshuarve.
Ajo ka thënë se si bazë është përmendur ndikimi te dëshmitarët, mundësia e përsëritjes së rastit dhe rreziku i arratisjes.


