KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet paraburgim ndaj pesë të arrestuarve dje në Prizren për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare
Siguri

Kërkohet paraburgim ndaj pesë të arrestuarve dje në Prizren për keqpërdorim të pozitës dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare

Kosova News
Kosova News 14:06 -26/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër të pandehurve: C.C., I.R., A.I., R.D., Sh.A., për shkak dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” nga neni 427, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës së prokurorisë, të pandehurit si persona zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre ose nuk i përmbushin detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetrin apo që tu shkaktojnë dëm personave tjerë, në atë mënyrë që nga fillimi i muajit dhjetor 2021 e deri më datë 25.07.2022, i pandehuri C.C., ish-Koordinator në Zyrën për Komunitet dhe Kthim në Komunën e Prizrenit, e pandehura I.R., Menaxhere e Zyrës për Komunitet dhe Kthime në Komunën e Prizrenit, i pandehuri A.I., Zyrtar për të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në Komunën e Prizrenit, i pandehuri R.D., Zyrtar për të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në Komunën e Prizrenit dhe i pandehuri Sh.A., Drejtor i Ndërmarrjes “B-A.” Sh.P.K, me seli në fshatin Zhur-Komuna e Prizrenit, bazuar në tenderin e shpallur nga Autoriteti Kontraktues – Komuna e Prizrenit, “Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit”, përfituesve për furnizim me material ndërtimor-të dëmtuarve B.R., A.K., L.U., etj, nuk ua dorëzojnë në tërësi materialin ndërtimor ashtu siç ka qenë e paraparë në bazë të tenderit, me ç’rast buxhetit të Komunës së Prizrenit i është shkaktuar dëm material në shumë prej 13,283.00 Euro.

“Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.”,thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, të njëjtit si persona zyrtar në dokumentin zyrtar shënojnë të dhëna të rreme ose nuk i shënojnë të dhënat e duhura, apo me nënshkrimin e tyre ose me vulën zyrtare vërtetojnë dokumentin zyrtar, regjistrin apo shkresën zyrtare e cila përmban të dhëna të rreme, në atë mënyrë që në periudhën kohore të lartëcekur, me rastin e dorëzimit të materialit ndërtimor për përfituesit B.D., A.K., B.R., dhe L.U., nënshkruajnë në emër të tyre, edhe pse në fakt përfituesit nuk e kanë pranuar në tërësi ose fare materialin ndërtimor. Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” sipas KPRK-së.

Gjithashtu lexoni:

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja

Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale

Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë

Kosova News 26/07/2022 26/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?