KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet paraburgim ndaj katër të pandehurve për shitblerje të narkotikëve
Siguri

Kërkohet paraburgim ndaj katër të pandehurve për shitblerje të narkotikëve

Kosova News
Kosova News 10:39 -30/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve E.V., E.E., Q.T. dhe F.K., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas Prokurorisë, nga provat e siguruara gjatë kontrollit të realizuar më 28 tetor 2025 në Ferizaj, ekziston dyshimi i bazuar se më 22 tetor 2025, i pandehuri Q.T., me automjet të tipit “Golf 8”, ngjyrë e zezë, ka dorëzuar tek të pandehurit E.E. dhe E.V. një çantë ngjyrë krem-kafe me mbishkrimin “EUROLAND”, me përmbajtje të substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Kjo çantë ishte lënë në mobilerinë e të pandehurit E.E., në fshatin Greme të Ferizajt.

“Të nesërmen, më 23 tetor 2025, në orët e mbrëmjes, E.E. i ka kërkuar E.V.-së që t’ia dërgojë çantën në shtëpinë e tij, gjë që edhe është realizuar. Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e E.V.-së, janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një peshore digjitale, dorëza lateksi dhe materiale për paketim, si dhe çanta me mbishkrimin “EUROLAND”, njofton Prokuroria.
Në bazë të këtyre rrethanave, Prokuroria dyshon se të pandehurit, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të pandehurit ndodhen aktualisht nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur.

Gjithashtu lexoni:

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kosova News 30/10/2025 30/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?