KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet inspektim i moteleve, “janë adresë e abuzimeve seksuale”
Siguri

Kërkohet inspektim i moteleve, “janë adresë e abuzimeve seksuale”

Kosova News
Kosova News 16:18 -03/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektim për fushëveprimtarinë e moteleve po kërkohet nga Vebi Mujku, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, pas shtimit të rasteve të abuzimeve seksuale me të mitur.

Në një shkrim në Facebook, Mujku ka thënë se veprimtaria e tyre është e pakontrolluar. Sipas tij “shfrytëzimi i tyre pa kontroll, qoftë i/e mitur, i rritur apo i moshuar vetëm për të realizuar një përfitim momental e dëmton shoqërinë tej mase”.

Mujku ka thënë se pikërisht këto hapësira janë adresë e shumicës së rasteve të abuzimeve seksuale.

“Largimi i kamerave dhe mosruajtja e incizimeve, për krijimin e sigurisë të dikujt, krijon pasiguri të madhe për të tjerët. Kjo veprimtari e cila funksionon me shumicë në Kosovë, në formë të sekretit publik, nuk është legale. Shumica e rasteve të abuzimeve seksuale e kanë adresën pikërisht në këto vende. Shumë abuzime ndodhin me kliente që nuk e kanë as moshën e posedimit të dokumentit të identifikimit. T’i mbrojmë fëmijët tanë duke ushtruar të drejtën prindërore dhe institucionale në njëren anë, dhe të vendosim rregulla dhe inspektim për fushëveprimtarinë e këtyre bizneseve në anën tjetër!” ka shkruar ai.

Rasti që së fundmi ka tronditur vendin ka qenë ai i dhunimit të një 11-vjeçareje. Pesë persona janë arrestuar në fillim të javës për dyshimin për dhunim të saj. Ndërkaq gjashtë të tjerë u arrestuan të premten nën dyshimin për trafikim dhe dhunim të saj, në muajin qershor.

Gjithashtu lexoni:

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Kosova News 03/09/2022 03/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Rritet interesimi për IVF në Klinikën e Gjinekologjisë, Ndrejaj: Mbi 1 mijë e 300 konsultime këtë vit
14:42 -11/07/2026
​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?