KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohen sanksione ndaj Serbisë për moszbatim të marrëveshjes
Politikë

Kërkohen sanksione ndaj Serbisë për moszbatim të marrëveshjes

Kosova News
Kosova News 21:09 -10/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë vazhdon të bëjë deklarata kontradiktore në lidhje me obligimet e Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj. Sërish Vuçiq ka deklaruar se nuk do t’i zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes. Përderisa në Bashkimin Evropian nuk kanë komentuar deklaratat e tij shkaku i festës së Pashkëve, në Kosovë kërkohet që Serbia të sanksionohet.

Pa nënshkrime, u pajtuan në Bruksel e më vonë në Ohër për Marrëveshjen Bazike dhe aneksin e zbatimit të saj.

Por derisa nga Kosova vijnë zotime për implementimin e obligimeve që dalin nga dy dokumentet, të kundërtat vijnë nga Serbia.

Serish, presidenti serb Vuçiq ka paralajmëruar publikisht se nuk do t’i zbatojë të gjitha pikat e marrëveshjes.

Për deklaratën e liderit serbë dhe se cili do të jetë veprimi karshi Serbisë për mosrespektim, gjatë së hënës përgjigje nuk kanë dhënë nga Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i dialogut, me arsyetimin së është ditë feste.

Zëdhënësit të  Bashkimi Evropian-Peter Stano  ka theksuar se “Faleminderit për emalin tuaj, BE-ja po feston festat e Pashkëve, orari normal i punës do të rifillojë të martën”.

Përgjigje për këtë nuk kanë kthyer as nga kabineti i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, por kundër tyre kanë reaguar zyra e Presidentes Vjosa Osmani.

Shefi i kabinetit, Blerim Vela ka kërkuar sanksione ndaj shtetit serbë.

Blerim Vela- shef i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka theksuar se “Vuçiq për RTS-në e Serbisë duke folur për zbatimin e marrëveshjes me Kosovën: Ne do të zbatojmë disa pjesë (të marrëveshjes), ndërsa të tjerat jo. E kam bërë të qartë atë që nuk do të zbatoj.

“Një kundërthënie e pastër me atë që është pajtuar dhe me qëndrimin e Bashkimit Evropian. Sanksionet duhet të pasojnë,” ka shkruar Vela në twitter.

Sanksione ndaj Serbisë në rast se nuk do të zbatohet në plotni marrëveshja, nga Bashkimi Evropian po kërkojnë edhe njohësit e çështjeve politike në vend.

Arbnor Sadiku, analist, ka theksuar se “ Sanksionet mund të jenë dhe duhet të jenë për Serbinë nëse nuk e respektojnë marrëveshjen. Njëra ndër to duhet të jetë tërheqja e investitimeve në shtetin serbë dhe në anën tjetër të ketë edhe heqje të liberalizimit të vizave për ta. Ndërsa në perspektivën afatgjate duhet ti  mohohet Serbisë rruga evropiane dhe të jetë e izoluar”.

Gazmir Raci, analist ka theksuar se “ Kosova dhe Serbia janë marrë vesh për planin franko-gjerman dhe ky dokument është obligues për Serbin pasi kapitulli i 35 e merr në përgjegjësi shtetin serbë për mi zbatuar të gjitha obligimet. Nëse Serbia nuk i respekton atëherë ajo do të penalizohet në rrugëtimin e  saj drejt Bashkimit Evropian dhe Gjermani dhe Franca si garantuese të këtij plani duhet t’ja bëjnë të qartë shtetit serbë se duhet zbatuar të gjitha pikat”.

Një reagim i qartë nga Brukseli në lidhje me deklaratat e vazhdueshme kundërthënëse të Vuçiqit dhe zyrtarëve të tjerë të pushtetit në Serbi nuk ka ardhur deri tani.

Ditë më parë, pas takimit të 4 prillit të nivelit të kryenegociatorëve, Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë Jashtme, tha se palët duhet t’i respektojnë të gjitha detyrimet dhe të fillojnë zbatimin e tyre sa më shpejt, duke përfunduar me thirrjet që palët të shmangin përshkallëzimin e situatës.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Përparim Rama pak ditë më parë e promovoi me pompozitet, në fakt rruga “Gjergj Balsha” në lagjen Arbëria është në gjendje të mjerueshme

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Kosova News 10/04/2023 10/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?