Është vetëdorëzuar një person i dyshuar i shpallur në kërkim në Gjakovë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë më datë 12.02.2026 ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, i njëjti më datë 23.02.2026 është vetëdorëzuar në polici”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme policore, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


