KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërcënohen serbët që regjistruan veturat RKS pas vendimit të qeverisë për targat
Politikë

Kërcënohen serbët që regjistruan veturat RKS pas vendimit të qeverisë për targat

Kosova News
Kosova News 15:31 -14/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shumë qytetarë serbë të veriut të Mitrovicës, pronarë të automjeteve të cilat i kanë regjistruar kohë më parë me targa të Republikës së Kosovës, po ndihen të kërcënuar për shkak se gjatë dy netëve të fundit dikush po iu vendos letra ngjitëse me targa të Serbisë automjeteve të tyre, duke i mbuluar kështu ato të Kosovës me akronimin RKS.

Një qytetar serb, afarist i njohur në veri të Mitrovicës, i cili foli për Kosovapress (emër i njohur për redaksinë), tha se gjatë ditës së djeshme e kishte sjell automjetin e tij të markës “Mercedes-Benz S class” në jug të Mitrovicës për shkaqe sigurie.

“Mua personalisht nuk më ka ndodhur, por shumë qytetarëve të cilët i njoh, iu kanë vënë letra me targa të Serbisë mbi ato të Kosovës. Mendoj se ky është paralajmërim kërcënues për të gjithë ata të cilët vendosin t’i regjistrojnë automjetet e tyre me targa RKS. Po, unë ka kohë që e kam regjistruar automjetin me targa RKS, sepse qarkulloj në mbarë territorin e Kosovës dhe nuk kam asnjë problem. Dje e kam sjellë automjetin në jug të Mitrovicës, përkatësisht në një parking dhe do ta lë aty deri sa të jetë e nevojshme. Më mirë të paguaj 30 euro në muaj sesa të ma thyejnë automjetin në veri”, tha ai.

Shqetësime të ngjashme kishin edhe shumë serbë të tjerë, pronarë të automjeteve me targa RKS, por që nuk pranuan të flasin para kamerës.

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka bërë të ditur se policia është duke u marrë me këto raste.

“Policia është njoftuar dhe po punon intensivisht në këtë drejtim, ndërsa deri tani nuk kemi arritur të identifikojmë ndonjë të dyshuar rreth kësaj çështjeje”, ka thënë shkurt togeri Radoviq.

Gjithashtu lexoni:

Përderisa Kosova thellon bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes me SHBA-në, Çitaku thotë se “Kurti ka djegur të gjitha urat”

Eksluzive: Policia e Kosovës ndalon 3 policë të Serbisë në pikat kufitare me Serbinë

Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale

Sulmoi dy persona që më pas pranuan tretman në QKUK, arrestohet i dyshuari në Gjilan

PDK: ZrrE-ja është në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve – nisëm betejën ligjore për drejtësi

TAGGED: kercenim, SERBET, Veri, Vetura
Kosova News 14/07/2022 14/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C
Thu
14 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?