KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërcënimet nga Serbia, Edi Rama: Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit
Politikë

Kërcënimet nga Serbia, Edi Rama: Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit

Kosova News
Kosova News 15:35 -15/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës. Gjatë darkës së shtruar për përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, kreu i Qeverisë së Shqipërisë, ka theksuar se Kosova nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit, duke komentuar edhe deklaratat se Serbia do të kërkojë të dërgojë 1 mijë trupa të saj në veri.

Rama u shpreh se situata me barrikadat në veri të Kosovës është jo vetëm e padobishme, por edhe shqetësuese.

“Nuk është një fundvit i mirë për procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Rritja e tensioneve në veri të Kosovës është, jo vetëm e padobishme, por thellësisht shqetësuese. Është e pabesueshme që na duhet të merremi vazhdimisht me shfaqjen e barrikadave, prapakthime në procesin e normalizimit dhe ekipe zjarrfikësish të SHBA dhe BE që vrapojnë të shpëtojnë makinerinë e dialogut nga flakët e një retorike të rënduar politike”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri shqiptar ka thënë se Kosova është liruar një herë e përgjithmonë nga Beogradi dhe se nuk ka kthim pas. Sipas tij kërkesa e Serbisë për dërgimin e trupave është aq surreale sa do të ishte kërkesa e Kosovës që të dërgonte trupa në Luginë të Preshevës.

“Së fundmi, dëgjuam deri për kërkesa të bëra NATO-s për të dërguar trupa serbe në veri të Kosovës, për të mbrojtur serbët etnikë. E kuptoj që kjo mund të jetë një tjetër shashkë speciale e retorikës politike, por është po kaq surreale sa do të ishte nëse Kosova do t’i kërkonte NATO-s të dërgonte trupa shqiptare në Serbinë jugore për të mbrojtur shqiptarët etnikë. E gjitha kjo është tejet larg asaj për të cilën kemi nevojë. Kemi hyrë në dekadën e tretë qysh kur Kosova u lirua një herë e përgjithmonë nga Beogradi. Ajo nuk do të jetë kurrë më nën ligjin e Beogradit”, ka theksuar Rama.

Ai ka thënë se Shqipëria do të mbetet gjithnjë e me vendosmëri krah Republikës së Kosovës çdo here që e drejta e saj sovrane për tu qeverisur nga autoritetet e veta do vihet në pikëpyetje në çfarëdolloj forme.

Rama ka deklaruar se dialogu është e vetmja zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë prandaj është e vetmja platformë ku duhet të orientohen të dy vendet.

“Ne kemi nevojë vetëm tre gjëra: Dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është thjeshtë politikë e keqe. E di më së miri se është më e lehtë ta thuash se ta bësh një gjë të tillë, por çdo rrugë e shkurtër që merret përtej dialogut të vështirë, madje të dhimbshëm midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm për ato të dyja, po për të gjithë rajonin, shpie në një territor shumë të rrezikshëm. Nuk e zgjodhëm ne të jetonim në këtë lagje sekëlldisëse të Evropës, që quhet Ballkan, madje nëse do të mundeshim do ta kishim zëvendësuar njëri-tjetrin me fqinj të tjerë. Por së pari, nuk ka asnjë vend tjetër në këtë planet ku ta transferojmë vendin tone dhe së dyti, secili prej fqinjëve tanë është këtu për të qëndruar”, ka thënë Rama.

Rama ka theksuar se vendet e Ballkanit duhet të mësojnë shpejtë se i duhet të jetojnë me njëri-tjetrin të punojnë me njëri-tjetrin e të ndihmojnë njëri-tjetrin pasi kështu është në interesin e të gjithëve.

Ai ka deklaruar se ndërtimi i urave të bashkëpunimit me Serbinë është gjëja e duhur për Shqipërinë.

“Ne kemi nevojë vetëm tre gjëra: Dialog, dialog, dialog. Pjesa tjetër është thjeshtë politikë e keqe. E di më së miri se është më e lehtë ta thuash se ta bësh një gjë të tillë, por çdo rrugë e shkurtër që merret përtej dialogut të vështirë, madje të dhimbshëm midis Serbisë dhe Kosovës, jo vetëm për ato të dyja, po për të gjithë rajonin, shpie në një territor shumë të rrezikshëm. Nuk e zgjodhëm ne të jetonim në këtë lagje sekëlldisëse të Evropës, që quhet Ballkan, madje nëse do të mundeshim do ta kishim zëvendësuar njëri-tjetrin me fqinj të tjerë. Por së pari, nuk ka asnjë vend tjetër në këtë planet ku ta transferojmë vendin tone dhe së dyti, secili prej fqinjëve tanë është këtu për të qëndruar”, ka thënë Rama.

Ditë më parë, Rama, kur ishte pyetur nëse do të ndihmonte Kosovën me trupa policore e ushtarake pas situatës në veri, pati thënë se Kosova është shtet sovran dhe në territorin e saj nuk ka nevojë për trupa policore të shteteve të tjera. / ABC Neës

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon ambasadorët, diskutojnë për moskonstituimin e Kuvendit dhe bashkëpunimin bilateral

PDK-ja miraton deklaratën politike, kërkon zhbllokim institucional

VV zyrtarizon kandidaturën e Alban Hysenit për një mandat të dytë në Gjilan

Vetëvendosje e largon nga partia të arrestuarin e dyshuar për trafikim droge

Osmani dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas flasin për thellimin e partneritetit në mbrojtje

Kosova News 15/12/2022 15/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci: Është zhvilluar një fushatë e orkestruar ndaj meje
22:01 -04/06/2025
Kongresisti Self: Presidenti ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO
21:55 -04/06/2025
Maqedonci: Do të nënshkruhet marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes
21:25 -04/06/2025
Barduani takon Dietzin, diskutojnë për dislokimin e personelit ushtarak të Luksemburgut në Kosovë
20:48 -04/06/2025
Arrestohet një i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të dëmshme mjekësore
20:43 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?