Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot për incidentin e keqtrajtimin që i ndodhi ditë më parë profesorit shqiptar, Petraq Milo nga policia malazeze në kufirin midis dy vendeve.
Rama ka zbuluar se kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ministri i Brendshëm e ka telefonuar profesor Milon pas incidentit dhe i kanë kërkuar ndjesë, ndërkohë që janë marrë masa menjëherë për të ndëshkuar fajtorët.
Ai e ka falënderuar Abazoviqin për reagimin dhe e ka konsideruar marrëdhënien midis dy vendeve si shumë korrekte.
Kujtojmë se një video e keqtrajtimit të profesor Milos u bë virale në rrjete sociale duke shkaktuar reagimin e opinionit publik.