Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqpërdorimit të rëndë financiar, ku një person nga Skënderaj ka qenë viktimë e abuzimit të kartelës së tij bankare.
Sipas policisë, për një periudhë pesëmujore, nga kartela e këtij personi janë kryer pagesa të ndryshme në vende të ndryshme të Evropës, pa dijeninë e tij.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se nga kartela e tij e bankës janë bërë pagesa pa dijeninë e tij në vende të ndryshme të Evropës në vlerë 14 578 €. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh.