KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Kemi mbrojtjen më të mirë kibernetike në NATO”, Rama: Zmbrapsim 1 sulm çdo 3 minuta
Rajon

“Kemi mbrojtjen më të mirë kibernetike në NATO”, Rama: Zmbrapsim 1 sulm çdo 3 minuta

Kosova News
Kosova News 11:17 -09/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Tiranë po zhvillohet sot Konferenca e 3-të e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors.

Në fjalën e mbajtur në këtë konferencë, kryeministri Edi Rama solli eksperiencën e Shqipërisë që 2 vjet më parë u bë objektiv i një sulmi të rëndë kibernetik nga Irani i cili synoi infrastrukturën digjitale të vendit.

Rama theksoi se pas këtij sulmi Shqipëria ka tashmë një nga mbrojtjet më të mira kibernetike mes vendeve të NATO-s edhe pse përballet me një sulm çdo 3 minuta.

“Kur bëhet fjalë për hapësirën kibernetike është kështu. Investimi, ndërmarrja e një mori përpjekjesh për të parandaluar që të ndodhin gjëra të tmerrshme. Ne e dimë se si ndihesh kur kjo ndodh, se ndryshe nga shumë prej jush, na u desh të përballemi dhe e pamë veten në mes të një sulmi kibernetik mjaft të keq e të gjerë që synoi infrastrukturën tonë digjitale që është krenaria jonë. Kemi investuar në infrastrukturën digjitale në mënyrë që të bëjmë një kapërcim e të lëmë pas krahëve një histori mjaft të rëndë ryshfetesh kudo e për gjithçka…I mbijetuam kësaj dhe jam krenar t’ju them se kemi një nga muret më të mira kibernetike mes vendeve të NATO. Nuk është vizionare, por diçka që lind nga nevoja elementare e mbijetesës. Sot përballemi me një sulm kibernetik në çdo 3 minuta, por ja dalim t’i zmbrapsim. Kemi pasur 48 sulme që lënë gjurmë gjatë vitit të shkuar, por nuk kanë bërë asnjë dëm të konsiderueshëm”, tha Rama. /Euronews/

Gjithashtu lexoni:

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Kosova News 09/10/2025 09/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?