KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KEDS: Matësit e energjisë elektrike janë të besueshëm dhe të sinkronizuar sipas standardeve zyrtare
Ekonomi

KEDS: Matësit e energjisë elektrike janë të besueshëm dhe të sinkronizuar sipas standardeve zyrtare

Kosova News
Kosova News 16:43 -25/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se njehsorët elektrikë janë duke matur gabimisht kohën.

Në një konferencë për media Azemi ka thënë se ka bërë një hulumtim për energjinë elektrike ku si mostër kanë përdorur mbi 800 njehsorë në Prishtinë dhe Ferizaj dhe në bazë të këtij hulumtimi kanë gjetur që rryma matet gabimisht dhe gjithmonë me të shtrenjtën.

E në lidhje me këtë ka reaguar KEDS. Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) rithekson përkushtimin e saj të plotë për të garantuar matje të sakta, të besueshme dhe transparente të konsumit të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët.

“Të gjithë matësit e energjisë elektrike (njehsorët) kalibrohen dhe sinkronizohen me kohën zyrtare në momentin e instalimit të tyre, duke siguruar funksionim me saktësi maksimale. Sistemet e matjes janë të dizajnuara në mënyrë që çdo konsumator të përfitojë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë nga aplikimi i tarifave, përfshirë tarifat e ulëta, sipas përcaktimeve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE)”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Në reagim po ashtu thuhet se sinkronizimi i orës në njehsorë është realizuar me një nivel të lartë precizioni, duke garantuar që të gjithë konsumatorët kalojnë në tarifën e ulët në të njëjtën kohë  në përputhje të plotë me rregullat dhe standardet në fuqi.

“Në raste të izoluara, mund të ndodhin devijime të vogla për arsye teknike, por edhe në këto raste kohëzgjatja e përfitimit me tarifë të ulët dhe të lartë është e saktë. Pasiqë kohëzgjatja është e matjeve tarifore është e saktë, por ka ndonjë shpërputhje kohore,  KEDS reagon menjëherë ndaj çdo ankese apo vërejtjeje nga konsumatorët. Ekipet tona teknike verifikojnë situatën në terren dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme për zgjidhjen e shpejtë dhe profesionale të çdo problemi.
Prandaj ne kërkojmë nga Partitë politike dhe të gjitha palët tjera që të përmbahen nga deklaratat e pa verifikuara që nuk përkojnë me realitetin”, thuhet në reagimin e KEDS-it.

Në reagim po ashtu thuhet se në kuadër të modernizimit të rrjetit, KEDS është në proces të vazhdueshëm të zëvendësimit të njehsorëve të vjetër me njehsorë të rinj digjitalë, të cilët ofrojnë saktësi të lartë në matje. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë instaluar mbi 130 mijë njehsorë të rinj digjitalë. Ndërrimi i njëhsorëve bëhet pikërisht që të sigurohemi që matja të vazhdojë të jetë e saktë.

“Kosova është një nga vendet lidere sa i përket digjitalizimit të njehsorëve. KEDS mbetet e përkushtuar të rrisë më tej këtë dinamikë investimi, në përputhje me kornizën rregullative. Fatkeqësisht, ka kufizime të përcaktuara nga rregullatori. Gjithashtu, u bëjmë thirrje partive politike që të shmangin politizimin e kësaj çështjeje apo përdorimin e saj për përfitime politike”, thuhet në reagim..

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi

Kosova News 25/03/2026 25/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?