KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kearns kërkon reagim pasi Vuçiqi dekoroi ambasadorin rus që votoi kundër Rezolutës për Srebrenicën
Politikë

Kearns kërkon reagim pasi Vuçiqi dekoroi ambasadorin rus që votoi kundër Rezolutës për Srebrenicën

Kosova News
Kosova News 22:56 -24/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti serb ka dekoruar përfaqësuesit e Rusisë për, siç ka thënë ai, “ndihmën që na dhatë gjatë diskutimit për Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë” në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të mbajtur në maj.

Aleksandër Vuçiq ua dorëzoi Urdhrin e Flamurit Serb të nivelit më të lartë përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasilij Nebeznji, si dhe Urdhrin e Flamurit Serb të shkallës së dytë zëvendëspërfaqësueseve Anna Jestignjeva dhe Maria Zbolockaja.

Notë proteste ndaj këtij veprimi ka kërkuar deputetja britanike, Alicia Kearns.

“Kjo është e jashtëzakonshme – Shpresoj se Britania dhe të tjerët do të protestojnë tek ambasadorët serbë”, ka shkruar ajo në platformën X.

Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram ka shkruar për bashkëpunimin e ngushtë mes popujve dhe shteteve të tyre – Serbisë e Rusisë.

Rezoluta e miratuar më 23 maj 2024 u hartua nga Gjermania dhe Ruanda dhe e përcakton 11 korrikun si Ditë ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8.000 burra e djem myslimanë në Srebrenicë. Krahas kësaj, Rezoluta e dënon po ashtu mohimin e gjenocidit, një gjë që vazhdimisht është bërë nga zyrtarët serbë si në Bosnjë-Hercegovinë ashtu edhe në Serbi.

Kundër kësaj Rezolute kanë votuar Hungaria, Kina, Rusia, Bjellorusia, Kuba, Nikaragua dhe Siria. Vuçiq ka lajmëruar se do t’i dekorojë edhe përfaqësuesit e shteteve që votuan kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e OKB-së.

This is quite extraordinary – I hope the UK and others will protest to Serbian Ambassadors. https://t.co/VhFuC0PnQm

— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) September 24, 2024

Gjithashtu lexoni:

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Kosova News 24/09/2024 24/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë
11:37 -16/06/2026
Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?
11:30 -16/06/2026
I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb
11:13 -16/06/2026
70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve
10:39 -16/06/2026
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën
10:21 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?