KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KE: Integrimi i Kosovës në BE varet nga përparimi në dialog
Politikë

KE: Integrimi i Kosovës në BE varet nga përparimi në dialog

Kosova News
Kosova News 15:45 -08/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Komisioni Evropian sërish u dërgua porosia se procesi i integrimit evropian për Kosovën varet nga përparimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Është e rëndësishme për Kosovën që ka një synim shumë të qartë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por që edhe ne të jemi shumë të qartë se cilat janë pritjet tona dhe çfarë rezultate mund të sjellë Kosova. Ne kemi diskutuar kur isha në rajon për zbatimin e draftstatutit që Kosova ka marrë për komunat me shumicë serbe dhe ky zbatim do të ishte një hap i madh përpara. Është në interes të Kosovës”, deklaroi presidentja e KE-së, Ursyla von der Layen.

Në selinë e Komisionit Evropian u publikua pakoja e zgjerimit me raportet e veçanta për secilin shtet dhe progresin që e kanë bërë në integrimet evropiane. Pakoja ka gjithsej 10 shtete dhe aty përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Turqia si dhe vendet e Partneritetit Lindor.

Më rekomandimet për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, Kosova mbeti i vetmi vend nga kjo pako, që nuk ka as rekomandim për marrjen e statusit të kandidatit, ndonëse aplikacioni është dërguar gati një vit më parë.

“Kosova ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkimit Evropian. Aplikacioni është në Këshill të BE-së dhe këshilli nuk na ka dhënë mandatin që të nisim punën në opinion. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Nuk është detyra ime të interpretojë qëndrimin e Këshillit apo të shteteve anëtare. Por, ndjesia jonë është dhe këtë mund ta lexoni edhe në raportin tonë, se për Kosovën rruga evropiane po kalon përmes suksesit në dialog”, tha Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelji .

Krahas me pakon e zgjerimit, Komisioni Evropian sot miratoi edhe Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor që ka për qëllim përfarimin e vendeve të rajonit me ato të BE-së në zhvillimin ekonomik. Këtu përfshihet edhe asistenca financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën e viteve 2024-2027.

Komisioni Evropian miraton Raportin e Progresit – Çka thuhet dhe gjetjet kyçe për Kosovën

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?