KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KE është gati: Sa më shpejt të jetë e mundur liberalizimi i vizave për Kosovën
Politikë

KE është gati: Sa më shpejt të jetë e mundur liberalizimi i vizave për Kosovën

Kosova News
Kosova News 10:54 -08/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Evropian (KE) ka bërë të ditur se është gati ta mbështesë Parlamentin dhe Këshillin e Evropës që ta shtyjë përpara “sa më shpejt të jetë e mundur” procedimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur një zëdhënëse e KE-së nëpërmjet një përgjigje përmes e-mailit për lajmi.net. Të pyetur për raportin e pestë të KE-së, që kërkonte nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut t’i vendoset regjimi vizave ndaj Kosovës (i cili më pas u përmirësua), nga organi evropian kanë bërë të ditur se ata e mbështesin lëvizjen lirshëm.

“Komisioni e mbështet plotësisht regjimin pa viza për Kosovën, si çështje prioritare. Kosova ka përmbushur të gjitha standardet për liberalizim vizash. Komisioni është i gatshëm të mbështesë Parlamentin dhe Këshillin për ta shtyrë përpara sa më shpejt të jetë e mundur”, ka deklaruar një zëdhënëse e KE-së për Lajmi.net.

“Përafrimi me listën pa viza të BE-së është thelbësor, siç u theksua edhe në diskutimet e fundit politike dhe teknike. Ai është gjithashtu një nga elementët thelbësorë të Planit të Veprimit të BE-së të miratuar së fundmi për Ballkanin Perëndimor”.

Institucioni evropian, ditë më parë, në raportin e pestë të publikuar në fillim të muajit dhjetor, gabimisht listoi Kosovën në mesin e shteteve të treta, për të cilat kërkoi nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vendosje të regjimit të vizave. Më pas, raporti u përmirësua duke e larguar Kosovën në mesin e kategorisë të shteteve të treta.

Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar për mandatin e Këshillit Evropian për të negociuar rregulloren për udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës. Në bazë të këtij mandati, presidenca e Këshillit Evropian do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.

Lëvizja pa viza për qytetarët e Kosovës do të jetë e mundur me hyrjen në fuqi të sistemit evropian të udhëtimit, ETIAS, që pritet të ndodhë më 1 nëntor të vitit 2023 ose më së voni me 1 janar të vitit 2024.

Sistemi ETIAS nënkupton që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian, janë të obliguar t’i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.

Liberalizimi i vizave do t’u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 08/12/2022 08/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shtesa prej 150 euro në muaj, MSH vazhdon mbështetjen për mjekët e sektorit publik
15:40 -23/07/2026
Skema e rekrutimit të punëtorëve të Wolt: Dy gra zyrtare të shtetit dhe turku ndërmjetës në pranga
14:55 -23/07/2026
Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?