KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KDI: Skënderaj komuna më transparente, komunat në veri s’publikojnë asnjë vendim në ueb faqe
Politikë

KDI: Skënderaj komuna më transparente, komunat në veri s’publikojnë asnjë vendim në ueb faqe

KosovaNewss
KosovaNewss 11:05 -24/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) së bashku me Transparency International Slovakia kanë mbajtur  konferencë për medie ku është prezantuar Indeksi i Transparencës për qeverisjen komunale për vitin 2022, për 38 komunat e Kosovës.

Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e Skënderajt si qytetin më transparent me 92.63 pikë nga 100, pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës me nga 91.13 pikë, Prizreni 90.63 pikë, Drenas 89.88 pikë e Prishtina me 89.13 pikë.

Diana Metushi-Krasniqi, menaxhere e projektit në KDI, gjatë prezantimit të gjetjeve kryesore të raportit tha se viti 2022 ka shfaqur një trend pozitiv të transparencës në nivel komunal me një rritje prej 12% pikë në krahasim me vitin paraprak, nga 56% në vitin 2021 në 68% në vitin 2022.

“Ueb faqet e komunave vazhdojnë të përballen me probleme teknike të cilat dekurajojnë qytetarët, por edhe akterë të tjerë, t’i shfrytëzojnë ato si burim i informacionit”. Në vazhdim, ajo theksoi se mungesa e standardeve për publikimin dhe emërtimin dokumenteve e vështirëson edhe më shumë informimin publik dhe rrit kohën për gjetjen e informacionit”, tha ajo.

Metushi-Krasniqi shtoi se indeksi vazhdon të theksoj nevojën e angazhimit të pushtetit lokal në rritjen e transparencës në lidhje me ndërmarrjet dhe organizatat publike, krijimin e instrumenteve për mbrojtjen e integritetit dhe raportimin e sjelljeve joetike.

Po ashtu, ajo potencoi nevojën për përditësimin e planeve të integritetit në komunat e Kosovës, si dhe një përkushtim më të madh për pjesëmarrjen e publikut në proceset e planifikimit dhe vendimmarrjes së nivelit lokal, raporton eo.

“Ndërkohë, katër komunat veriore vazhdojnë të mos publikojnë asnjë dokument në ueb faqet zyrtare të komunave. Indeksi i transparencës në qeverisjen komunale për vitin 2022 e rendit komunën e Skënderajt si qytetin më transparent me 92.63 pikë nga 100, në 87 treguesit e matur, pasuar nga komunat e Lipjanit dhe Mitrovicës me nga 91.13 pikë, Prizreni (90.63 pikë), Drenas (89.88 pikë), Prishtina (89.13 pikë), Rahoveci (88.94) Ferizaj (86.94 pikë), Gjakova (85.38 pikë), Hani i Elezit (83.62 pikë), dhe Dragashi (82.73 pikë). Ndërsa 10 komunat me rritjen më të lartë të transparencës në krahasim me vitin 2021 janë Skenderaj, Istogu, Deçani, Prizren, Malishevë, Kamenicë, Hani i Elezit, Dragash, Drenas, Klinë, Junik, Suharekë, Obiliqi, Lipjani dhe Graçanica”.

Kristina Kroková nga Transparency International Slovakia, tha se ata publikojnë që nga viti 2010 raporte për 100 komuna dhe se zhvillimi është i dukshëm, ku ka komuna që nga veti i 75 kanë kaluar në të tretin.

“Synimi është që të zvogëlojmë korrupsionin duke rritur transparencën te qytetarët. Që nga viti 2010 çdo dy vjet publikojmë renditjen e 100 komunave më të mëdha në duke vlerësuar shumë indikatorë. Renditja e secilës komunë deri më tani është rritur për 23%. Poashtu bëjmë edhe rangimit sipas rajoneve, ne i kemi tetë rajone. Ka komuna që nga vendi i 75 janë renditur të 3, kjo për shkak të rritjes së transparencës ndaj qytetarëve”.

Indeksi ka matur transparencën komunale në 87 indikatorë, të ndarë në tetë shtylla të qeverisjes si transparenca e komunave në shpenzimet publike përmes prokurimit publik, transparenca buxhetore, transparenca në grantet dhe subvencionet komunale, përfshirja e qytetarëve në vendimmarrjen komunale, qasja në dokumente publike, përgjegjshmëria e komunave për të adresuar risqet e korrupsionit dhe konfliktin e interesit, menaxhimi i pronës komunale, si dhe ndërmarrjet dhe organizatat publike në pronësi të komunave.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

KosovaNewss 24/05/2023 24/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?